Projektbuxheti 2022, qeveria rrit pagat për mësuesit, mjekët, dyfishim asistencës financiare

Qeveria ka gati projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, duke u hapur rrugë diskutimeve mbi ligjin themelor të financave për vitin e ardhshëm. Ministrat prezantuan para mediave parashikimet e projektligjit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se projektbuxheti garantonte furnizimin me vaksina dhe rritjen e ndihmës financiare për shtresat në nevojë.
“Pas një periudhe te gjatë konsultimesh për buxhetin e vitit 2022 mori vendimin e projekt buxhetit për vitin 2022 dhe kërkojmë të bisedojmë me qytetarët politikat e reja,, Këto politika të reja dhe programe që kemi miratuar do të ndikojnë direkt në mbështetjen e qytetarëve në nevojë, e shtresave që mbështeten nga programet tona. programi i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale, do të rritet masa ekonomike për të gjithë në masën 10%. Do i dyfishojmë masën e mbrojtjes fëmijëve jetim, edhe për gratë e trafikuara dhe të dhunuara do të ketë një rritje me 3 herë të masës ekonomike. Për të vijuar me mburojën sociale për kategoritë në nevojë për shtresat që mbrohen me subvencionin e energjisë elektrike, 45 mln dollaë do të alokohet nga buxheti i shtetit, do të ketë një rritje të buxhetit për personelin mjekësor, do u rritet paga me 6% paga për personalin mjekësor nga 1 korrik 2022”, tha ajo.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se buxheti përmbush misionin dhe objektivat e projektet në fushën e arsimit.
“Projektbuxheti 2022 sjell shumë lajme të mira sistemin pasuniversitar edhe arsimin e lartë. Së pari dua të ndaj lajmin për të gjithë mësuesit, rritje paga me 6% vitin e ardhshëm, premtim i mbajtur, mandatet e kaluara e kemi rritur pagën herë pas here. Premtimi që brenda këtij mandati pagat të rriten me 40%. 600 punonjës psikosocialë japin kontribut shumë të rëndësishëm, prandaj mirënjohjen e shprehim jo vetëm me fjalë, por edhe me mbështetje financiare. Një nga objektivat tona për arsimin e lartë është ndërkombëtarizmi i universiteteve, në mënyrë që të diplomuarit tanë. Këtë herë ne do kemi një buxhet për të mbështetur këto projekte për bashkëpunimin me universitet evropiane dhe botërore”, tha Kushi.