E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kryeministri Rama mbledh kryetarët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryetarët e Bashkive. Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 12:00. Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë do të diskutohet në këtë takim. Mbledhja e fundit e kryeministrit Ramës me kryebashkiakët u zhvillua në korrik, në kohën kur përjashtoi nga PS Fatos Tushen, ish- kryebashkiakun e Lushnjes. Kujtojmë se zoti Rama paralajmëroi kryebashkiakët se PS nuk do të mbrojë asnjë prej tyre, në rast se do të shkelin ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›