Komisioni Hetimor i 25 Prillit, PD dhe PS përplasen sërish për rendin e ditës

Pas disa ditë debatesh, deputetët u rimblodhën në komisionin që do të hetojë, nëse ka patur shkelje në zgjedhjet e 25 Prillit. Sot Komisioni miratoi rregulloren e tij dhe u kthye në arenën e përhershme të debateve mes socialistëve në shumicë dhe demokratëve në opozitë.
Gogu: Jemi dakord që vazhdojmë me shqyrtimin e rregullores, propozojmë që diskutimi i rregullores të vijojë me miratimin në parim të rregullores dhe pastaj me miratimin nen për nen të saj. Rendi i ditës të votohet.
Bardhi: Nuk votohet rendi i ditës në Komision, miratimi i rregullores janë çështje që duhet të ishin zgjedhur më parë.
Bylykbashi: Një kërkesë e tillë është pa vend, aq më tepër edhe përcaktimi i mbledhjes së komisionit, të ecim para.
Bushka: Nuk po bëjmë një kërkesë për të hedhur në votim rendin e ditës, por duke qenë se këtu nuk është respektuar këshillimi mes kryetarit dhe nënkryetarit, për ta vënë në shina në përputhje me rregulloren ligjore. Për ne nuk ka problem.
Alibeaj: Rendi i ditës është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë. Rendi i ditës kishte 7 pika, nga të cilat kemi ezauruar 4 të parat dhe kanë mbetur edhe 3 të fundit.
Naço: Nuk keni vetëm ju te drejtë të miratoni rendin e ditës.