Soreca takon Bashën, dorëzon raportin e Komisionit Europian

Në një postim në Twitter, kreu i delegacionit të BE në vendin tonë Luiggi Soreca, shkruan se i ka dorëzuar Kryetarit të PD Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. “Roli i opozitës është thelbësor në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të përfshira në Raport”, shkruan Sorecca. “Ne patëm një diskutim të plotë edhe për PD. Agjenda parlamentare për muajt e ardhshëm. Bashkimi Europian mbështet rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për Shqipërinë në rrugën e tij drejt anëtarësimit”, shkruan Soreca.