E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti, rrezohet bashkia

Anetaret demokrate te Keshillit Bashkiak kane rrezuar dje projektbuxhetin e bashkise se Tiranes, per vitin 2009. Ata kane pritur me kot, qe kesaj here bashkia te detajonte projektet, qe kishte nder mend te realizonte ne vitin 2009, si dhe te publikoheshin ne menyre transparente, te ardhurat dhe shpenzimet e kesaj bashkie ne vitin 2008. Duke qene se ne mbledhjen e djeshme nuk eshte paraqitur asgje nga keto, keshilltaret demokrate e kane kundershtuar miratimin e buxhetit, ndersa ata te Levizjes Socialiste per Integrim kane vendosur te abstenojne. Keshtu, me 29 vota kunder, me 20 pro, dhe me dy abstenim, projektbuxheti i paraqitur nga bashkia e Tiranes eshte rrezuar.

Mbledhja

Qe ne momentin kur eshte hapur mbledhja e djeshme, keshilltaret e Partise Demokratike dhe te Levizjes Socialiste per Integrim kane kerkuar te njihen me dokumentacionin e mundshem qe kishte sjelle bashkia e Tiranes per projektbuxhetin. Por, ne momentin kur anetaret jane informuar se ky institucion nuk e kishte vene "ujin ne zjarr" per ta bere dicka te tille, atehere nuk e kane pasur te veshtire te marrin vendimin per projektbuxhetin. "Kunder", ka lexuar tabela qe kane ngritur keshilltaret demokrate, "abstenim" ka qene qendrimi zyrtar i keshilltareve te LSI-se, ndersa ata socialiste kane votuar "pro". Shkak per vendimin e palekundur te demokrateve dhe LSI-se, ka qene pikerisht mangesia ne dokumentacion. Keshtu, edhe pse shumica e keshilltareve bashkiake, kishin kerkuar transparence, detajim te projekteve qe ishin parashikuar te realizoheshin ne vitin 2009, si dhe nje permbledhje te 2008, kjo nuk u permbush nga bashkia. Nderkaq, anetaret e Levizjes Socialiste per Integrim ngriten shqetesimin se ne projektbuxhet jane parashikuar projekte qe jane miratuar edhe ne vitin 2008. Edhe kesaj here, keshilltaret me aktiviste dhe qe mbrojten me "zjarr" qendrimin e tyre ishin Ferdinand Pone, Dhori Kule si dhe keshilltarja e kryeministrit per ekonomise, Suzana Guxholli.

Fondet

Ajo ne te cilen kembengulen anetaret e Keshillit Bashkiak ne oponence me bashkine, ishte pikerisht nje pasqyre e plote e shpenzimeve se te ardhurave te vitit 2008. "Nese nuk dihen keto te dhena, nuk kemi se si ta miratojme buxhetin", thane keshilltaret. Gjithashtu, keta te fundit pretenduan se projektbuxheti nuk eshte diskutuar ne asnje rast me komunitetin. "Analiza financiare nuk eshte parashikuar ne buxhet, detajomi nuk eshte bere, ndersa nuk dime se si jane ndare fondet, duke qene se nuk ka asnje projekt konkret", u shpreh keshilltarja e LSI-se, Monika Kryemadhi. Edhe gjate mbledhjes se kaluar, Keshilli Bashkiak nuk pranoi te miratonte buxhetin me shumice votash. Nje gje te tille nuk e mundesoi as pala demokrate, as ajo e Levizjes Socialiste per Integrim. Kesisoj, edhe pse kemi hyre ne vitin 2009, ende nuk eshte miratuar asgje. Dhe, me sa duket, nje proces i tille do te zgjase, derisa te gjitha palet te bien dakord, ndoshta deri ne mars, sic ndodhi edhe vitin e kaluar.

Votimi

Socialistet 20 vota pro

Demokratet 29 vota kunder

LSI 2 vota abstenim

LSI pretendon se shume projekte jane realizuar qe ne 2008

Projektbuxheti, ku do te nderhyhet

Projektbuxheti i paraqitur nga bashkia e Tiranes, kap shifren 7.6 miliarde leke, qe eshte menduar te shkojne per shpenzime operative dhe kapitale per te gjitha programet e perfshira. Keshtu, projektbuxheti flet per nderhyrje ne disa sektore problematike per qytetaret ne te 11 Njesite Bashkiake. Ne degjesat publike, qe jane zhvilluar mes kryetarit te bashkise se Tiranes dhe qytetareve, jane percaktuar dhe zonat apo objektet ne te cilat duhet te kryhen nderhyrje. Kryeqyteti do te preket nga ndryshime te medha pergjate gjithe territorit. Projekti i bashkise se Tiranes per rregullimin e territorit do te preke qendren e Tiranes dhe komunat perreth, te cilat do te marrin funksione te reja apo do te permiresojne kushtet e atyre ekzistuese. Nje pjese e madhe e zonave informale dhe ato qe e kane te nevojshme pershtatjen e kryeqytetit, me parametrat e nje qyteti evropian do t'u nenshtrohen nje sere ndryshimesh. Zonat me te prekura nga ndryshimet jane periferite dhe kryesisht zona e Kamzes dhe Bregu i Lumit, apo shtrirja qe do te kete ndertimi i Unazes se Madhe. Projekti i bashkise parashikon qe ne kete pjese te Tiranes, te behet nje nderhyrje e thelle, ku te prishen te gjitha ndertimet pa leje, ato qe pengojne per zbatimin e projektit. Njekohesisht dhe qendra e qytetit do te preket nga disa ndryshime, pasi ne kete pjese nuk do te kete qarkullim te automjeteve. Prioritet do te kene kembesoret dhe te gjithe ata qe kerkojne te levizin me bicikleta.

Buxheti 2009

Mjedisi dhe rikualifikimet urbane 12.4% me shume se 2008

Pastrimi i qytetit 70.5% me shume se 2008

Infrastruktura rrugore 21.4% me shume se 2008

Transporti publik 2.7 here me shume se 2008

Arsimi parauniversitar dhe edukimi 50% me shume se 2008

Ferdinand Poni:

Sipas keshilltarit Poni, mungesa e kryetarit te bashkise ne mbrojtjen dhe shpalosjen e buxhetit para keshillit tregon nje bojkot total te interesave te qytetareve. "Vendosem qe te shtyjme miratimin gjate mbledhjes se pare per te kerkuar ndryshime dhe detajime te metejshme, te cilat administrata e bashkise nuk i ka marre persiper pasi ne kemi perpara po te njejtin dokument me asnje ndryshim te bere ne te gjate kohes ndermjet dy mbledhjeve", tha Poni.

Monika Kryemadhi

Ndersa keshilltarja e PSI-se, Monika Kryemadhi tha se "administrata e bashkise qe ka hartuar projektbuxhetin perkates nuk ka dhene asnje detajim te investimeve dhe projekteve qe do realizohen qe dhe ne te dime se cfare po votojme dhe sa ne sherbim te qytetareve jane". Nisur nga kjo, jane kunder buxhetit 7 nga 11 minibashkite e Tiranes. "Ne kete buxhet ka shume objekte te cilat ishin parashikuar te realizoheshin gjate 2008-es, por planifikohen serish ne 2009. Ku kane shkuar ato fonde", shtroi pyetjen Kryemadhi.

Nderhyrja ne akset dhe arteriet kryesore

Fillimi i punimeve per ndertimin e segmentit te pare te "Unazes se Madhe" segmenti (rruga e Kavajes - rruga e Elbasanit) dhe mbikalimit tek Shkolla Teknologjike.

Perfundimi i segmenteve te Unazes se Vogel

Sistemimi i shtratit te Lanes dhe rrugeve paralele te saj

Ndertimi i Ures tek Shkolla Teknologjike

Blloqet e Banimit

Ne Njesine Bashkiake Nr.4, rikonstruksion i infrastruktures ne bllokun Nr. 61

Njesia Bashkiake Nr. 7, rikonstruksioni i bllokut Nr.22, rikonstruksioni i bllokut Nr.79 dhe rikonstruksioni i Bllokut Nr.63

Njesia Bashkiake Nr. 8, rikonstruksioni i infrastruktures ne bllokun Nr.31

Njesia Bashkiake Nr. 11, rikonstruksioni i infrastruktures ne bllokun Nr.45

Njesia Bashkiake Nr. 1, rikonstruksioni i bllokut Nr. 59

Njesia Bashkiake Nr. 10, rikonstruksioni i infrastruktures ne bllokun Nr. 17

Njesia Bashkiake Nr. 9, rikonstruksioni i bllokut Nr. 51.

Rikualifikime Urbane

Rikualifikimi Urban i Sheshit Skenderbej.

Konkursi Nderkombetar per Sheshet "Nene Tereza" dhe " Italia".

Rikualifikimi Urban i Parkut te Madh dhe Kopshtit Zoologjik.

Rikualifikimi i parkut tek Ish-Fusha e Aviacionit Civil.

Rikualifikimi Urban i hapesirave te zones, kufizuar nga rruget (4 Deshmoret, "Myslym Shyri", blv. "Zhan d'Dark", "Sami Frasheri, (Zona e Shallvareve).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›