Spahiu: Vendimi i Gjykates se Larte ishte i padrejte

Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise do t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese per rikthimin ne detyre te tre gjyqtareve, qe i dhene pafajesine Delijorgjit. Zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu, e ka cilesuar dje si te padrejte vendimin e marre nga kolegji penal i Gjykates se Larte, pak dite me pare. "Vendimi i Gjykates se Larte nuk eshte nje vendim i drejte, as i ligjshem, dhe nuk mund te cenoje vendimin kolegjial te KLD-se", sqaroi Spahiu, ndersa shtoi se: "Kjo ceshtje do te transferohet shume shpejt ne Gjykaten Kushtetuese, e cila do te jete ne favorin tone". Sipas Spahiut, cdo gjyqtar ka te drejten ligjore te ankohet kunder vendimeve te KLD-se , prane Gjykates se Larte. Vendimi i KLD-se per tre gjyqtaret e Apelit Durresit eshte nje vendim i drejte, pasi jemi te sigurt ne ligjimitetin e vendimit tone. Ne do ta fitojme kete beteje ligjore kunder Gjykates se Larte, pasi Gjykata Kushtetuese ka interpretuar dhe me pare dy ceshtje te tjera te ngjashme me kete te cilat, jane interpretuar ne favor te KLD-se", vuri ne dukje zevendeskryetari Spahiu. Disa dite me pare Gjykata e Larte ka rikthyer ne detyre tre gjyqtaret e Apelit Ushtarak Durres, Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naum Pejo. Keta te fundit u larguan nga detyra pas shkarkimit nga Keshilli i Larte i Drejtesise, per shkelje ligjore, pasi kishin liruar nga akuza Mihal Delijorgjin, i cili eshte vene ne pranga per tragjedine e Gerdecit.
Emerimi
Keshilli i Larte i Drejtesise emeroi dje ne Gjykaten e Tiranes, tete gjyqtaret magjistrate, te cilet do te kryejne stazhin profesional gjate nje viti. Rendesia e kesaj vendimmarrjeje, sipas Spahiut, u pa e lidhur me ngarkesen e larte te punes dhe shumellojshmerine e ceshtjeve gjyqesore, qe ofron Gjykata e Shkalles se Pare te kryeqytetit, dhe qe u vleresua nga Keshilli se i sherben formimit profesional te magjistrateve gjyqtare.