Projektbuxheti sa shtohet fondi per institucionet e pavarura

Komisioni i Ligjeve miraton draftin nen per nen Opozita merr pjese ne votim. 5 vota kunder 13 pro
Komisioni i Ligjeve miraton nen per nen projektbuxhetin per vitin 2011. Me 13 vota pro dhe 5 votat e opozites kunder jane miratuar shtesat per te gjitha institucionet e pavarura me te cilat Komisioni i Ligjeve zhvilloi seanca degjimore. Keshtu me mbeshtetjen e ketij komisioni do te marrin shtese fondi Prokuroria e Pergjithshme Avokati i Popullit ZABGJ-ja Gjykata Kushtetuese Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale si dhe Komisionerja per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Drafti eshte miratuar nen per nen edhe ne Komisionin e Sigurise.
Shtesa e fondeve
Komisioni i Ligjeve ka miratuar dje nen per nen projektbuxhetin e vitit te ardhshem duke bere ne te shtesat e diskutuara paraprakisht me institucionet e pavarura. Ligjvenesi demokrat Fatos Hoxha i cili kishte pergatitur dhe projektraportin per buxhetin theksoi se ne kete draft parashikohet nje rritje e moderuar e fondeve te akorduara ne menyre qe per te gjitha institucionet te krijohen lehtesite e duhura per funksionimin e tyre. Ndersa ka vleresuar punen e Ministrise se Financave ai ka analizuar me radhe te gjitha institucionet te cilat jane degjuar ne komision. Ne kete kuader Hoxha theksoi se Ministria e Drejtesise nuk ka kerkuar shtese fondi nderkohe qe buxheti i saj ka rritje ne krahasim me nje vit me pare kjo per te mbeshtetur institucione te reja si Agjencia e Mbikeqyrjes se Falimentit Komiteti Shteteror per Dhenien e Ndihmes Juridike dhe Instituti i Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqiperi. Nderkohe buxheti per kete ministri parashikon si prioritet kompensimin e pronareve dhe demshperblimin per ish-te perndjekurit. Per secilen prej ketyre kategorive ka nje fond prej 22 miliarde lekesh. Komisioni ka miratuar nderkohe pretendimet e Prokurorise se Pergjithshme lidhur me projektbuxhetin per vitin 2011. Per kete institucion eshte pranuar shtimi i 15 punonjesve si dhe fond shtese per ruajtjen e godinave. Fondi shtese per ruajtjen eshte miratuar edhe per Zyren e Administrimit te Buxhetit te Pushtetit Gjyqesor por per te dyja keto institucione ky fond do te shtohet nese nuk vendoset nje zgjidhje alternative. Per ZABGJ eshte parashikuar dhe shtimi i 26 punonjesve. Nderkohe qe fond shtese ne zerin shpenzime operative eshte bere dhe per Avokatin e Popullit ne masen 1250 mije leke. Keshilli i Larte i Drejtesise eshte mjaftuar me fondin e akorduar ndersa per Gjykaten Kushtetuese jane shtuar ne total 4.500 mije leke. Shtese fondi eshte miratuar edhe per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve i cili ka kerkuar mbeshtetje financiare per restaurimin e magazinave ne Lunder. Me tej 4 milione leke jane shtuar ne buxhetin e Komisionarit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe 1 milion ne buxhetin e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Edhe pse pati debate nuk jane parashikuar ndryshime ne buxhetin e pushtetit vendor ndersa ILDKP ne mbeshtetje te ndryshimit te struktures se saj ka fituar te drejten per 700 mije leke shtese ne buxhet. Projektbuxheti eshte miratuar nen per nen edhe ne Komisionin e Sigurise Kombetare. Opozita ka kembengulur ne shtesen prej 100 milione lekesh per Sherbimin Informativ. Kreu i komisionit Leonard Demi sqaroi se kerkesa eshte bere dhe pritet konfirmimi i Komisionit te Ekonomise qe eshte komisioni pergjegjes. Komisionit i eshte percjelle kerkesa edhe per shtese fondi per Ministrine e Brendshme lidhur me uniformat e policise nderkohe qe Ministria e Mbrojtjes ka kerkuar vetem rialokime brenda te njejtit buxhet.
Ndryshimet ne projektbuxhet
Prokuroria e Pergjithshme
Paga dhe sigurime shoqerore
Totali per 15 punonjesit e shtuar sipas specifikimeve te fundit 18072 mije leke nga te cilat per paga do perdoren 15880 mije leke dhe sigurime shoqerore 2184 mije leke.
Nr. i punonjesve
15 punonjes 4 perkthyes 3 eksperte 3 informaticiene dhe 5 ndihmes ligjor.
Pushteti gjyqesor
Paga dhe sigurime
Totali per 26 punonjes 25300 mije leke nga te cilat 22000 mije leke jane per paga dhe 3900 mije leke per sigurime.
Nr. i punonjesve
26 punonjes 3 gjyqtare 23 administrate gjyqesore/sekretare
Avokati i Popullit
Shpenzime operative
1250 mije leke 2 here ne vit pritje populli dhe ankesa ne te gjithe vendin
Gjykata Kushtetuese
Paga e sigurime
500 mije leke shtese si rrjedhoje e nje gabimi ne parashikimin e fondit per sigurimet shoqerore
Shpenzime operative
2000 mije leke ruajtje godine
Investime
2000 mije leke mbyllja e procesit te informatizimit te Gjykates Kushtetuese
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Paga e sigurime
1200 mije leke
gabim llogarie paga e anetareve te KQZ-se
Investime
27000 mije leke
Rikonstruksioni i magazines ne Lunder 70 e amortizuar
Komisioni i Sherbimit Civil
Shpenzime operative
2300 mije leke instalimi i web-it te institucionit interneti dhe mirembajtja e rrjetit organizim seminari kombetar
Investime
500 mije leke rikonstruksion godine dhe blerje pajisjesh
Shkolla e Magjistratures
Paga e sigurime
600 mije leke gabim llogaritje paga dhe sigurime 950 mije leke shtesa per nje redaktor shkencor
Nr. i punonjesve
1 punonjes redaktor shkencor
Komisionerja per Mbrojtjen e te Dhenave Personale
Shpenzime operative
2000 mije leke botime ndergjegjesimi i opinionit publik
Investime
2000 mije leke intraneti per institucionin
Komisionerja per Mbrojtjen nga Diskriminimi
Shpenzime operative
2000 mije leke sensibilizim njohja e ligjit nga shtetasit
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive
Paga e sigurime
700 mije leke shtese per levizje personeli nga kabineti i titullarit ne inspector dhe ndihmesinspektor te larte