Projektbuxhteti 2013-ë prezantohet në komisionin parlamentar të ekonomisë
23-11-2012 / Gazeta 55
Ridvan Bode: Në qendër të buxhetit, rritja ekonomike
Ministri i Financave, Ritvan Bode ka prezantuar sot në Komisionin e Ekonomisë projektbuxhetin e 2013.
Sipas numrit një të financave, buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i fokusuar te rritja ekonomike. Kjo pasi në vlerësimin e ministrit Bode, rritja ekonomike është edhe çelsi i zgjidhjeve të problemeve. “Buxheti përballoi sfidën e krizës në rajon, por sfidë për buxhetin e 2013 janë pikërisht zgjedhjet pasi siç dihet jemi në një vit elektoral”, vlerësoi Bode.