Aiman al Sawahiri - udheheqesi i ri i Al Kaides

Zeri i Aiman al Zawahirit ne video-mesazhet e tij te bera te famshme ne veren e vitit 2005. Fytyra e 59 vjecarit e mbuluar nga mjekra me nje callme te bardhe ne koke dhe njollen ne balle kinse nga lutjet e shumta eshte kthyer viteve te fundit ne simbol te Al Kaides. Sipas nje njoftimi ne nje portal te rendesishem te islamisteve ne internet Al Zawahiri eshte emeruar pasues zyrtar i Osama Bin Ladenit. Guido Steinberg eshte ekspert per ceshtje islame prane Fondacionit per shkence dhe politikeAiman al Zawahiri ishte numri dy i padiskutueshem i organizates dhe nuk ishte e mundur qe tani dikush tjeter te marre persiper rolin e drejtuesit te Al Kaides.
Zawahiri ka lindur ne vitin 1951 ne lagjen Maadi te Kajros dhe rrjedh nga nje familje e njohur egjiptiane. I ati i tij ka qene mjek i ungji imam ne Universitetin e famshem Al-Ahzar ne kryeqytetin egjiptian. Aiman konsiderohej si shume fetar qe ne moshen e hershme. Megjithate ai ndoqi hapat e te atit dhe studioi mjekesine ne Kairo. Qysh ne moshe te re ai iu bashkua Vllazerise se ndaluar Myslimane. Pas perfundimit te studimeve ai punoi tre vjet si kirurg ne ushtrine egjiptiane me vone si mjek ne nje spital te Kairos.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aiman al-Sawahiri
Pas vrasjes se presidentit Sadat ne vitin 1981 Zawahiri u akuzua si bashkepunetor ne vrasje. Ai qendroi tre vjet ne burg. Pas lirimit nga burgu ai udhetoi per ne Afganistan ku u njoh me Bin Ladenin dhe mori pjese ne luften kunder trupave sovjetike. Pas perfundimit te lufes ai filloi serish luften kunder qeverise egjiptiane. Atentati ne Adis Abeba ne vitin 1995 ndaj presidentit te atehershem Mubarak ishte organizuar nga Zawahiri. Per kete ne vitin 1998 ai ne mungese denohet me vdekje nga nje gjykate ne Kairo. Qysh ne moshe te re Zawahiri shihte terrorin si mjet per arritjen e qellimit. Guido Steinberg
Kjo do te thote se ai ka qene i orientuar politikisht. Synimi i tij ka qene instalimi i nje shteti islamik para se gjithash ne Egjipt. Shume te rinje ne radhet e Al Kaides nuk mendojne kaq politikisht. Al Zawahiri ishte gjithomne strategu brenda organizates dhe qendroi si i tille per nje kohe te gjate ne nje rang me Osama Bin Ladenin.
Osama Bin Ladeni kishte themeluar ne vitin 1988 rrjetin terrorist te Al Kaides te dy ai dhe Zawahiri nga mesi i viteve te 90-ta ndodheshin ne Frontin Islamist Boteror nje aleance e ekstremisteve fetare. Bashkarisht ata kane planifikuar sulmet ndaj ambasadave amerikane ne Keni dhe Tanzani te kryera ne vitin 1998. Triumfin me te madh te rrjetit terrorist Zawahiri e ndau ne menyre demonstrative me Bin Ladenin. Ne nje videokasete te publikuar menjehere pas sulmeve te 11 shtatorit ata shfaqen bashke ne te njejtin vend. Ne vitet e fundit Zawahiri eshte pare gjithnje si dora e djathte e Bin Ladenit dhe pas tij si njeriu me i rendesishem i Al Kaides.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aiman al-Sawahiri
Al Zawahiri ka denoncuar ne menyre te perseritur luften e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Irak dhe Afganistan dhe ka justifikuar sulmet terroriste ne mbare boten si pergjigje ndaj misioneve amerikane ne keto vende. Njejte si pas sulmeve me bomba ne transportin publik ne Londer ne vitin 2005.
Sulmet e bekuara ne Londer bejne pjese tek aksionet me te nderuara te Al Kaides kunder arrogances se kryqtarve britanike dhe kunder agresionit te kryqtarve amerikan me te cilat po ballafaqohet kombi islam tash e mbi 100 vjet.
AutorDaniel Scheschkewitz/ Esat Ahmeti
RedaktoiAida Cama