Duhani dëmton rëndë ADN-në
“Të pish duhan e dëmton rëndë ADN-në”. Kjo fjali do të ishte mirë të shkruhej dhe në paketat e cigareve, ku shkruhet “të pish duhanin”, “të pish duhan sjell vdekje të ngadaltë”. Kërkuesit amerikanë kanë bërë publike në revistën Chemical Research in Toxicology që kromozomet e një duhanpirësi janë të ekspozuar ndaj efekteve të dëmshme të duhanit që në thithjet e para.
Paralajmërimi
Nuk është e nevojshme që për të besuar këtë duhet të presim vite. Në tymin e duhanit ka disa lloj helmesh që dëmtojnë materialin gjenetik dhe provokojnë kancerin.
Një gjë e tillë nënkupton se të përfshirë mund të jenë dhe duhanpirësit pasiv.
Për të arritur në këtë përfundim, që përbën një paralajmërim të rëndë për duhanpirësit, profesori Stephen Hecht dhe ekipi i tij në universitetin e Minesotës kanë djegur gjurmët e një substance toksike që ndodhet në shumë hidrokarbure aromatike, të prodhuar nga djegia e duhanit në organizmin e 12 duhanpirësve vullnetarë.
Studimet e mëparshme kishin treguar se kjo substancë kthehej në kancerogjene, që gjatë një transformimi biokimik, që çon në formimin e një substancë që sjell mutacionin e ADN-së, çka do të thotë fillimi i një kanceri. Por askush nuk kishte parë shpejtësinë me të cilën këto reaksione vepronin në trup. Rezultatet qenë suprizuese edhe për vetë studiuesit. Studimi tregon se substanca fillon veprimin vetëm 15-30 minuta pas pirjes së duhanit. Është e mundur që efekti mund të jetë i menjëhershëm, madje duke mos pritur dhe 15 minuta. Madje, ka pasur raste që ky veprim ka ndodhur 1-5 minuta pas konsumit.
Rrezikshmëria e duhanit gjendet në momentin kur fillohet të konsumohet, pasi prodhon lëndë të ndryshme toksike që hyjnë menjëherë në organizëm. Kjo vjen sepse tymi shkon drejt e në mushkëri dhe thithja është më e shpejtë, gjatë disa sekondave. Duhet të kujtojmë se kanceri i mushkërive në 90 për qind të rasteve vjen nga konsumi i duhani dhe është nga kanceret vdekjeprurës. Sipas specialistëve, duhani ka vrarë mbi 100 milionë persona gjatë shekullit të kaluar.