E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astma, si duhet të parandalohet

Astma është një sëmundje e karakterizuar me një skuqje të rrugëve të frymëmarrjes dhe mbi të gjitha të bronkeve. Si pasojë, ka një vështirësi në frymëmarrje apo një ndjenjë shtypjeje në pjesën e gjoksit.

Astma është një sëmundje kronike që shfaqet më shpesh me kriza në periudha të caktuara, kur frymëmarrja mund të jetë normale. Ndërsa te disa persona, astma sjell një problem në frymëmarrje që ndikon në aktivitetin e përditshëm. Kjo sëmundje është e lidhur me një reaksion jonormal të rrugëve të ajrit, si pasojë e shumë stimujve, si alergjia nga ajri, tymi i duhanit etj.

Një krizë astme fillon me një kollë të thatë, e ndjekur nga një vështirësi në frymëmarrje dhe më pas shoqërohet edhe nga një mukozë. Gjatë krizës hapja e bronkeve nuk është normale dhe ka një kontraktim të muskujve.

Shkaqet

Shkaqet e astmës ende nuk njihen mirë, por dihet se ajo është njëkohësisht gjenetike dhe e shkaktuar nga mjedisi. Skuqja e rrugëve respiratore shoqërohet me një prodhim të mukozës së trashë në brendësi të bronkeve, që sjell probleme në qarkullimin e ajrit. Në të njëjtën kohë muskujt rreth bronkeve kontraktohen, duke sjellë një mbyllje të bronkeve dhe kjo sjell problem në frymëmarrje. Astma shpesh shoqërohet me alergji në rrugën respiratore, por nuk ka gjithnjë origjinë alergjike. Te personat me astmë mund të kemi një ndjeshmëri të tepruar të bronkeve, e shtyrë nga disa faktorë. Por këta faktorë mund të çojnë në një krizë apo rëndim të astmës, por nuk është shkaku i saj. Të tilla janë alergjitë nga pluhuri, poleni, kafshët, tymi, gazi apo edhe nga ushqimet dhe disa lloje ilaçesh. Astma mund të rëndohet dhe nga aktivitete fizike në dimër apo dhe nga emocione të forta, si e qeshura, e qara, mërzia.

Simptomat e astmës

Simptomat mund të jenë të vazhdueshme dhe shfaqen pas ndonjë veprimi fizik dhe zakonisht shtohen në mëngjes apo gjatë natës. Në rast të krizës së astmës, simptomat rëndohen.

Mund të keni djersë, rritje të ritmit të zemrës, vështirësi në të folur apo në të kollitur, gjendje ankthi e shoqëruar me dridhje, ngjyrë vjollcë në duar dhe në buzë. Por cilët janë personat në rrezik? Më të rrezikuarit janë ata që kanë të afërm që vuajnë nga astma, fëmijët e vegjël të lindur nën peshë, personat e ekspozuar në vendin e punës me produkte kimike, metalike, plastike etj., personat obezë.

Në fakt numri në rritje i personave me astmë shpjegohet nga disa faktorë: nga ndotja e cila është bërë edhe më e madhe në zonat urbane, ku orët kur ka më shumë smog janë rritur; ekspozimi ndaj tymit të duhanit, kryesisht te gratë shtatzëna që janë duhanpirëse, duke bërë që fëmijët e tyre të kenë më shumë predispozitë për t’u prekur nga astma. Duhet thënë se duhanpirja aktive apo pasive i irriton rrugët respiratore.

Parandalimi

Nuk ka trajtim që mund të sjellë zhdukjen e astmës. Por ndodh që këto sëmundje mund të zbehen vetë, ndërsa simptomat në rastet më të shpeshta janë kronike. E vetmja mënyrë parandaluese e njohur deri tani është evitimi i duhanit. Duhani i irriton rrugët e frymëmarrjes duke krijuar një predispozitë për sëmundje.

Po kështu duhet të kryhet dhe një depistim. Është e mundur të zbulohet që në fillim astma falë testeve të spirometrisë. Bëhet fjalë të shihen masat e kapacitetit të mushkërive, frymëmarrje dhe frymënxjerrje e realizuar nga spirometri. Për pacientin, mjafton të frysh në një aparat të vogël elektronik, i cili është një aparat që përdoret prej vitesh për identifikimin e sëmundjeve të mushkërive.

Masat që duhen marrë për uljen e krizave

Duhen gjetur se cilët janë faktorët që provokojnë krizat e astmës dhe duhen shmangur në maksimum: alergjitë, aktivitetet, mënyrat e sjelljes. Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj shenjave të astmës dhe duhet të konsultoheni me mjekun. Këto shenja ndryshojnë nga një person te tjetri.

■Kollë e thatë dhe frymëmarrje me zhurmë

■shtrëngim të kraharorit

■simptoma që vijnë kryesisht natën

■përdorim i shpeshtë i ilaçeve të krizës (pompë)

Është e rëndësishme që gjithnjë duhet të keni ilaçet me vete, për të lehtësuar simptomat që nga fillimi i krizës dhe të parandalosh rëndimin. Duhet të kontrolloni vendet me myk, praninë e kafshëve, të polenit dhe të elementëve të tjerë irritues për rrugët e frymëmarrjes, sidomos nëse astma ka origjinë alergjike.

Myku zakonisht shfaqet në pjesë të lagështa dhe të izoluara, prandaj duhet të keni një vend të ajrosur mirë dhe pa lagështi.

-duhet të shmangni ekspozimin ndaj polenit dhe të mbani dritaret e mbyllura. Të siguroheni nëse filtrat e aparatit të ventilimit janë të pastra dhe bëjnë riciklimin e ajrit.

-shmangni vendet me pluhur dhe përdorni dhe ilaçe për pluhurin e jastëkut dhe dyshekut. Duhet të keni parasysh edhe përqindjen e lagështisë, rreth 45% në shtëpi.

Ushtrimet

Personat që vuajnë nga astma nuk duhet të reshtin së bëri aktivitete fizike, përkundrazi. Duhet të bëhen ushtrime në ajër të pastër dhe ushtrime të frymëmarrjes. Një stërvitje e rregullt ju lejon të përmirësoni kapacitetin pulmonar dhe hapjen e bronkeve. Gjatë 2010-s një studim klinik i bërë te 100 pacientë astmatikë ka treguar se një stërvitje e rregullt aerobie lejon uljen e simptomave të rrugëve të frymëmarrjes. Ndër të tjera, aktiviteti fizik lejon, në çdo moshë, të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ulë stresin. Duhet theksuar se sportet individuale dhe ato të meditimit e provokojnë astmën më shumë sesa sportet kolektive. Astma mund të parandalohet duke bërë një periudhë ngrohjeje para se të bëni një ushtrim. Personat që reagojnë ndaj ajrit të ftohtë dhe të thatë mund të mbulojnë gojën dhe hundën me një shall, gjë që mund t’u lejojë të mbrohen nga i ngrohti dhe nga ajri me lagështi. Duhet të bëni shumë seanca pushimi. Ndodh që stresi apo ankthi sjell kriza astme. Kështu, gjithçka që ka të bëjë me uljen e stresit dhe akthit, si frymëmarrja e thellë, masazhet etj. ndihmojnë të kontrollosh këtë sëmundje.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›