Bien nën rrugë autobusi i linjës Tiranë-Selanik
28/01/2011 Asnjë nga pasagjerët në rrezik
DURRES- Autobusi i linjës Tiranë-Selanik ka bërë dy rrotullime nën rrugë pas një aksidenti të ndodhur dje në orët e paradites. Autobusi me targa TR 1537 N me 12 udhëtarë është përplasur me një kamionçinë duke përfunduar poshtë rrugës. Nga verifikimi në vendin e ngjarjes policia ka theksuar se shkak është bërë kamionçina me targa KJ 3765 A, e cila i ka prerë rrugën në një distancë shumë të afërt. Aksidenti ka ndodhur pranë Kavajës në superstradën Plepa-Rrogozhinë, ndërsa asnjë nga udhëtarët nuk paraqet rrezik për jetën. Policia dhe autoambulancat kanë transportuar për në spital të lënduarit, ndërsa kompania “Albatros” ka dërguar një tjetër autobus për të dërguar udhëtarët në destinacionin e tyre. Xh. Gradica