E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektet në fushën e energjisë, edhe në Shqipëri

Lufta për të siguruar sa më shumë burime energjie dhe njëkohësisht në mënyrë të alternuar duket së më fund u ka rënë në vesh edhe poltikanëve tanë. Duhet thënë se në këto 15 vjte tranzicion asnjëra nga qeveritë nuk arriti të zhvillojë politika strategjike për ta lidhur vendin me rrjetet ndërkombëtare apo dhe rajonale të gazit apo edhe të naftës, duke bërë që shqipëria të izolohet si një ishull i vogël me shumë pak burim enrgjie. Një pasojë të bkësaj politike të gabuar kemi filluar ta cvuajmë që tani. Mungesa e burimeve alternative për të siguruar energji elektrike, e bën shqipërinë tërësisht të varur nga importi, pasi dihet që ne prodhojmë vetëm 50 % të nevojave që ka tregu shqiptar. Në këtë kuadër ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës , Genc Ruli duhet thënë se po bën përpjkeje që investime të mëdha në këtë fushë të realizohen edhe në shqipëri. Një nga projektet më të madha të kësaj kategorie por edhe që ka përparuar duke arritur në fazën e ndërtimit, ashtë naftësjellësi AMBO për të cilën barrën kryesore të investimeve e mban kompania amerikane. Deabatet e fundit lidhur me devijimin e vjeës gjeogrfike të këtij projekti, nuk duket se kalojnë pragun e propagandës politike. Pra e thënë ndryshe Qeveria shqiptare nuk mund të gabojë duke bërë që ky projekt të dështojë , në një kohë që fqinjët tanë grekë po bëjnë të pamundurën për ta zhvelftësuar katë linjë duke punuar për projekte paralele. Së fundmi ministri Ruli konfirmoji se AMBo është një projket i rëndësishëm për rajonin dhe që ka një rëndësistrategjike për shqipërinë, me këtë deklarata besoj se mbyllen aludimet lidhur me vonesa apo aullime të tij. Por projekte të tjera në fushën e energjisë kanë filluar të paraqiten duke mos u varur nga një nisëm e vetme. Dhe kjo besoj se përbën një stil të ri në poltikat e menaxhimit të qeverisë.
Një nga investimet më të fuqishme energjetike në rajonin e Ballkanit pritet të fillojë të realizohet së shpejti në Shqipëri. "ASG Poëer", një konsorcium shumëkombësh, krijuar dhe e zotëruar nga një kompani zvicerane si dhe investitorë të tjerë europiane dhe amerikanë, nenshkroi me Qeverinë Shqiptare memorandumin e mirëkuptimit për të financuar, ndërtuar, zotëruar dhe operuar një investim të rendësishëm gazi dhe energjie në rajonin e Fierit, me një vlerë paraprake prej afro 1.9 miliard dollarë. Një shifër e tillë duket pak si përrallore për vendin tonë pasi jemi mësuar të na japin fondet si me pikatore. Kreyeministri Berisha u shpreh gjatë prezantimit të këtij projekti në Tiranë, se qeveria është e angazhuar të krijojë krejt klimën e nevojshme për investitorët e huaj, për të realizuar me sukses këtë projekt të fuqishëm. E pranishme në firmosjen e marrëveshjes , ambasadorja Amerikane në Tiranë , Marci Ries, e cilësoi këtë projekt si një nga investimet më të mëdha në Shqipëri dhe konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për këtë projekt. Në fakt duhet thënë se mbështetja e Amerikës në projektet e energjisë është dicka e rëndësishme pasi mos të harrojmë se kemi dhe një garë të vërtetë mes saj Dhe supërfuqisë tjetër Rusisë që me kompanitë e saj gjigande të naftës dhe gazit është në kërkim të tregjeve të reja. Për të ruajtur balancat në kët drejtim dy ministra e energjitikësh dhe oknomisë të Shqipërisë dhe Maqedonisë i dërguan së fundmi një letër bossit të GASSPROM-it ku i kërkojën të investojë për një projekt të tubacionit të gazit që do të kalonte nga këto dy vende.

Detaje nga projekti "ASG Poëer”
Kompania parashikon fillimisht ndërtimin e një stacioni për ri-gazifikimin e gazit të lëngshëm natyror me kapacitet vjetor prej 10 miliardë metrash kub si dhe ndertimin e një TEC-i me cikël të kombinuar prej 1200 MG. Ky TEC do të ndertohet në tre faza, nga 400 MË secila dhe do të shërbejë për fuqizimin e rrjetit energjetik shqiptar, duke kontribuar që së bashku me HEC-et, të plotësojë nevojat e krejt konsumatorëve të vendit. Drejtori i projektit Agim Gjinali theksoi se Projekti i paraqitur nga "ASG Poëer"", përmban të gjitha teknologjitë moderne të kohës, të mbrojtjes së mjedisit, sipas parametrave të vendosura nga Bashkimi Europian

Përfitimet në Shqipëri
Nevoja në rritje për burime të reja energjie në Shqipëri, Greqi, Kosovë dhe vçanërisht Itali, ka nxitur ASG Poëer SA të zhvillojë Kompleksin e Termocentralit të Adriatikut që do të përfshijë Terminalin LNG, Impiantin e Rigazifikimit dhe Tubacionin e Eksportit si dhe Termocentralin me Cikël te Kombinuar me Kabllin e Eksportit HVDC.
1-Së pari, nga ky investim shteti shqiptar do të ketë të drejtën të blejë gaz dhe energji nën çmimet e tregut, duke përmbushur të gjitha nevojat e veta të brendshme për energji. ASG Poëer ka planifikuar që qeveria e Shqipërise të furnizohet me afro 200 MË –duke e blerë atë, disa herë më lirë se sa deri tani në tregjet ndërkombëtare.
2- Gjatë 3 viteve të ndërtimit të veprës, rreth 3 500 persona do të punësohen. 300 specialistë do të jenë të punësuar në kohë të plotë për operimin e veprës, pas ndërtimit të saj.
Konsorciumi
"ASG Poëer" sh.a + Kompania Italo-Amerikane "SAIPEM and Black and Veatch”+.Kompanina ABB, e njohur për të gjitha inter-konjeksionet elektrike dhe ndërtimin e linjave të tensionit të lartë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›