E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama betonizoi Tiranën, projektet të shprehin shpirtin e kombit

Tiranë-  Qyteti që ska hapin e njeriut është i neveritshëm. Ka qënë ky postulati që ka zgjedhur kryeministri shqiptar, Sali Berisha për të përmbledhur atë se çfarë qytetarët presin nga dy projektet për metropolin shqiptar.

Në 10-vjeçarin e fundit, në fazën e betonizimit Tirana njohu barbari njerëzore teksa me projektin e ri për zgjatimin e  Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit Lana, Tirana do të rivendosë në vend dinjitetin e saj si një metropol që bashkëvepron me të tjerët dhe qytetarin.

Kështu është shprehur më tej kryeministri Berisha gjatë fazës së dytë të diskutimeve mbi projektet për Tiranën metropolitane.

Faza e betonit. Qyteti njohu do të thosha një barbari njerëzore sepse unë skam asgjë më betonin…por kur betoni përdoret për ta fiksuar qytetarin, për të rrenuar mjedisin për të ngushtuar hapësirat, për të çqytetëruar qytetinsiç ndodhi 10- vjeçarin e fundit atëherë rëndësia e veprës suaj e përzgjedhur që bëni sot bëhet disa herë me madhe. Në këtë përzgjedhje do të vendoset për Tiranën një metropol me dinjitet të shëmbëllejë të bashkëpunojë me metropolët e tjera evropiane. Është kusht themelor ky i ekzistencës. Kryeqyteti duhet të shprehë shpirtin, vokacionin e kombit. Kryeqyteti i këtij shekulli duhet të rivendosë edhe njëherë në epiqendër qytetarin- tha Berisha.

Duke folur për sheshin qëndror të kryeqytetit, atë Skënderbej, kryeministri tha se zgjidhja që i tha kryebashkiaku Basha mund të mos ishte forma e duhur por e shpëtoi Tiranën nga egërsia e betonit që po i merrte frymën qytetarëve të saj.

Unë sdua të bëj komente këtu se a mund të kishte forma të tjera por ai ndryshim ishte jetik, sepse sheshi ishte i egër sa vetë egërsia ndaj kalimtarit me betonin e asfaltit të tij. Hapësirat që qytetarit i duhet, hapësirat njerëzore për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm. Është e faktuar sot se 40% e vdekjeve të njeriut vijnë nga ndotjet e ujit, ajrit dhe tokës- nënvizoi kryeministri.

Ditën e sotme studiot iu përgjigjen pyetjeve që u bënë nga anëtarët e grupit teknik dhe strategjik, të Planit Urbanistik, të qytetarëve, ndërkohë që ditën e mërkurë do të shpallet fituesi i konkursit për këto dy projekte kaq të rëndësishme për kryeqytetin.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›