E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ref. Zgjedhore, Fule: Afati i sotëm jo mur betoni. Mbylleni para 24 Majit

BRUKSEL-  Në Bruksel u zhvillua takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, forumi më i lartë ku përfaqësohen vendet anëtare, ku u diskutua ecuria e zhvillimeve në Shqipëri ku u theksuan, detyrat që i shtrohen para politikës shqiptare për te arritur reformat e kërkuara. 

Në përfundim të takimit, eurokomisioneri për zgjerimin Stefan Fule shprehu shqetësim për vonesat në përmbylljen e reformës zgjedhore, por theksoi besimin se palët do të bien dakord, pavarësisht se mund t’u duhet më tepër kohë.

“Jam i shqetësuar se reforma elektorale nuk është përmbushur pavarësisht afatit të fundit që është sot. Por jam i vetëdijshëm që diskutimet janë duke vazhduar. E dimë që ka angazhim dhe vullnet nga të dy palët për të finalizuar punën. Partitë mund të kenë nevojë për kohë ekstra, është absolutisht në dorën e tyre.”- u shpreh Fule.

Ashtu sikurse theksoi gjatë vizitës së Tiranë, pak ditë më parë, eurokomisioneri Fule tha se në këtë takim i kujtoi shumicës dhe opozitës shqiptare rëndësinë që reformat të finalizohen përpara zgjedhjeve presidenciale.
"Ka një kohë të përcaktuar për përmbushjen e kritereve dhe këto duhet të arrihen përpara 24 majit".

Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, eurokomisioneri thekoi se është e rëndësishme që procesi të jetë në përputhje me Kushtetutën.

“Jam i bindur se Shqipëria mund t’i përmbushë sfidat sidomos për 12 prioritetet e vendosura nga BE. Kam shumë besim. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të ecur përpara me reformat. Nuk ka kohë për të humbur. Ka pasur një ndryshim dramatik të atmosferës në Shqipëri. Dua të vlerësoj punën e të gjitha palëve në Shqipëri.”- deklaroi Fule. 

Villy Sovndal, Ministri Danez i Punëve të Jashtme i pyetur rreth marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE të Shqipërisë theksois e ‘Marrja e statusit kandidat këtë vit në dorë të politikës’
“Kam mësuar se në Shqipëri ka rezultate të prekshme. Ajo që është arritur është, Avokati i Popullit, ligjet me 3/5, dhe për ligjet specifike që duhen miratuar. Së pari bëhet fjalë për progresin që është arritur së dyti për paketën e Nëntorit, për rregullat procedurale që janë arritur, paketa sjell një pjesë të madhe të arritjeve dhe kritereve. Sa i përket 12 prioriteteve, aty keni gjithcka që mund të arrihet dhe duhet të arrihet përpara progresit të këtij viti. Palët kanë një ide të mirë se cfarë do të thotë të punosh në mënyrë të rregullt, për këtë cështje. Këshilla ime? Që politikanët të tregohen të guximshëm, duhet të punoni, që të shkoni sa më larg e për të arritur sa më shumë”.

Bushati
Përfaqësuesi i PS, Ditmir Bushati në takimit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri theksoi se nëse ka vullnet politik, tryezat për reformën mund të finalizohen në afatin e kërkuar nga KE. 

“Besoj se nëse ka vullnet politik ne do pastrojmë tryezën më shpejt se data 24 maj. Ka një pikëpamje të përbashkët që paketa e Nëntorit nuk është zbatuar sic duhet dhe kjo është arsyeja pse po i japim më shumë kohë këtyre reformave të materializohen për të katrën herë. Shpresoj se 10 ditë janë të mjaftueshme”.

Zgjedhjet 2013
Zgjedhjet e vitti 2013 janë prioritet, por ne prioritet kemi të shohim arritjet që po bëni këtë vit për reformat e kërkuara, theksoi eurokomisioneri për zgjerimin Stefan Ful pas perfundimit të punimeve, në momentin e pyetjeve.

I pyetur se cfarë kërkon BE për zgjedhjet e pritshme të vitit 2013, Fyle tha
“Nëse shikoni 12 prioritetet kryesore të cilat Komisioni Europian i ka vendosur si pjesë të opinionit më përparësi, viti i kaluar dhe vendet anëtare e kanë mbeshtetur plotësisht atë, do shikoni dhe reformën elektorale. Nuk po them se zgjedhjet nuk janë të rëndësishme, ne kemi theksuar se kërkojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme sipas kodit të ri dhe në përputhje me parimet e njohura ndërkombëtare, këto do të ishin një inkurajim pozitiv që vendet anëtare të merrnin një vendim. Unë po punoj me kolegët duke ndihmuar autoritetet shqiptare që të arrijnë pjesën më të madhe të orioriteteve që statusi për vendin kandidat të arrihet këtë vit. Nuk po punoj që të pres që të punoj për zgjedhjet që parashikohen vitin tjetër”. 

Takimi i Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri
Takimi i sotëm paraprihet nga seanca dëgjimore dje në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian, ku sërish u kërkuan rezultate konkrete në realizimin e reformave në Shqipëri, por dhe në zbatimin e tyre. 

Takimi u drejtua nga zv/kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, me pjesëmarrjen e ministres së Integrimit Majlinda Bregu, dhe deputetit socialist Ditmir Bushati. Delegacioni i BE-së në këtë takim u kryesua nga Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Villy Sovndal, në emër të Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Stefan Fyle dhe Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Fernando Xhentilini.

(er.nu/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Reforma Zgjedhore, Komisioni diskuton sot çështjet 'e nxehta'

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›