Projektet për Europën e vitit 2020
“Këshilli Europian fton ligjvënësit që të përshpejtojnë punën mbi propozimet relative për një mekanizëm monitorues unik me objektivin për të rënë dakord mbi kuadrin ligjor brenda datës 1 janar 2013. Puna e adoptimit operativ të kryhet përgjatë vitit 2013” – lexohet në komunikatën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në fakt, 27 vendet e Bashkimit Europian kanë konfirmuar linjat dhe objektivat për të përshtatur sa më shpejt një monitorim të centralizuar për zonën euro, nën vëzhgimin e Bankës Qendrore Europiane. Kjo lloj marrëveshje e arritur në Bruksel parashikon një marrëveshje politike që do të kryhet brenda vitit 2012, për të arritur përshtatjen përgjatë viti 2013. Mbi kohën e rikapitalizimit direkt të bankave ka ende dyshime dhe pasiguri megjithëse priten të zgjidhen vetëm çështjet teknike. Por rikapitaliazimi direkt i bankave ishte ofruar nga mekanizmi europian i stabilitetit si një orvatje për të thyer në njëfarë mënyrë bilancin Sovran me atë bankar. Në këtë mënyrë rikapitalizimet e para nuk do të bëhen më 1 janar 2013, por sipas të gjitha gjasave përgjatë vitit. Sipas presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti “Nuk duhet që të gjitha bankat të jenë të mbuluara nga sistemi vëzhgues-vigjëlues unik por në vitin 2013, do të jetë operativ sistemi dhe do të jetë i mundur rikapitalizimi i bankave pa rënduar bilancet shtetërore”. Edhe presidenti francez Hollande ka deklaruar nga ana e tij se: “Këtë mbrëmje kam marrë konfirmimin që e keqja është lënë pas”. Nisur dhe nga fakti që diskutimi ka zgjatur më shumë se 10 orë kur të 27-tët kanë konfirmuar progresin e kryer nga vendi fqinj i Greqisë që gjithsesi ndodhet në një krizë të madhe financiare sinjalet e përgjithshme për Europën mund të konsiderohen të mira. “Gëzohemi nga progreset e arritura nga Greqia dhe Trojka përpara një marrëveshje mbi politikat mbështetëse të programit të rregullimit dhe presim me interes përfundimin e vlerësimit që është duke u kryer” - lexohet në një komunikatë të publikuar gjatë natës nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. “Nuk është hera e parë që flitet për Greqinë por në këtë rast bilanci është pozitiv dhe kjo është nënvizuar” – ka deklaruar presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Mario Monti duke shtuar se askush nuk e kërkon Athinën jashtë Eurozonës. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e cila nga ana e saj kishte shfaqur dyshime pikërisht për një rikapitalizim të bankave ka saktësuar se do të duhen pak më shumë se dy muaj në mënyrë që sistemi vëzhgues – vigjëlues të jetë efikas. Gjithsesi po shkohet, dhe për këtë janë dakord edhe krerë të tjerë të qeverive, drejt një sistemi unik unike që gjithsesi duhet konkretizuar sidomos nga ministrat e financave të vendeve anëtare të bashkimit Europian. Ndërkaq në takimin dyditor të zhvilluar në Bruksel është nënshkruar angazhimi për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës një plan ky që përfshin një paketë ndihme prej 155 miliardë euro. Nga ana tjetër do të ketë edhe norma të reja për tregun unik, nuk mungojnë projektet për transportin dhe energjinë, promovimin e kërkimit dhe inovacionin, ngritjen e nivelit të kompetivitetit, politikat fiskale në favor të rritjes ekonomike të gjitha këto për një Europë të së ardhmes për Europën e vitit 2020. Nuk janë harruar në këtë takim europian edhe raportet me vende të treta sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japoninë. Ndërkaq pritet që në dhjetor të aprovohet një kalendar i saktë për të arritur në një bashkim autentik ekonomik dhe monetar i cili gjithsesi nuk do të cënonte traktatet. Nga ana tjetër diçka është vendosur edhe për Greqinë. Flitet se në gjysmën e parë të nëntorit do të firmoset marrëveshja mes vendit fqinj të Greqisë dhe Trojkës (Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) për paketën e dytë të ndihmave, që arrin në 31,5 miliardë. Por nuk është diskutuar vetëm për tema ekonomike por edhe për ato të politikës së jashtme. Është diskutuar edhe për sanksionet kundra Sirisë dhe Iranit të vendosura ndërkaq nga Këshilli i Jashtëm. Është komentuar gjithashtu edhe Çmimi Nobel për Paqen dhënë Bashkimit Europian: “Një nder për të gjithë qytetarët europianë dhe për të gjitha shtetet anëtare dhe institucionet e Bashkimit Europian”.