Projekti- INTERREG III, përmirësohet sistemi shëndetësor shqiptar
Autori i Lajmit: red.
Sektori shëndetësor shqiptar është përafruar më shumë drejt standardeve evropiane, falë tri projekteve dyvjeçare me vlerë 7 milionë euro. Këto projekte janë financuar në kuadër të programit INTERREG III - A Shqipëri - Itali nga Komuniteti Evropian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali). Projektet në kuadër të INTERREG III- A janë fokusuar në ngritjen e një qendre observimi epidemiologjik (për vëzhgimin e sëmundjeve të përhapura në Shqipëri), diagnostikimin e parakohshëm të tumoreve të sferës gjenitale te femrat, fillimin e kryerjes së transplanteve në veshka dhe bashkëpunimin shkencor, teknik e menaxherial në fushën e shëndetësisë. “Zbatimi i këtyre projekteve ka rezultuar një nga bashkëpunimet më të frytshme në përmirësimin dhe integrimin e sistemit shëndetësor shqiptar”, - tha dje Silvia Godelli, këshilltare për Mesdheun në Rajonin e Puljas, gjatë një konference për shtyp në hotel “Rogner” në Tiranë. Ajo theksoi se rezultatet janë tashmë të dukshme për secilën nga objektivat e parashikuara dhe përbëjnë një nga bashkëpunimet më të suksesshme me Shqipërinë. “Kemi arritur rezultate të pëlqyeshme",- deklaroi Godelli, duke shtuar se Pulja dhe Shqipëria, me angazhimin e duhur, i kanë dhënë jetë një bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, duke caktuar me një akord të përbashkët, sektorët më të rëndësishëm, nga ku do të niseshin për të mbështetur nevojat shëndetësore më urgjente. Duke e konsideruar programin INTERREG III-A si një impakt të thellë dhe të drejtpërdrejtë në shëndetin e popullatës, drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardh Spahia, u shpreh se deri tani është realizuar pjesa më e madhe e projektit dhe financimeve të parashikuara, duke e përafruar shëndetësinë shqiptare drejt standardeve evropiane.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008