E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika e Çekisë njohu Kosovën shtet të pavarur

Autori i Lajmit: red.
Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë ka bërë të ditur se Qeveria e këtij vendi ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Përmes një deklarate, Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë ka bërë të ditur se është miratuar propozimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel shtetëror me Kosovën. Deklarata shton se Republika e Çekisë beson se njohja e Kosovës do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit. Republika e Çekisë është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›