E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti Opera per te rinjte dhe te vegjlit

Teatri i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor në Bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës organizon prej dy vitesh projektin “Opera për të rinjtë dhe të vegjlit”, i cili konsiston në afrimin dhe njohjen e publikut të ri me gjinitë e artit si opera, baleti, koncerti, duke synuar që nesër ky të jetë publiku i së ardhmes. Këtë e bën me dije drejtori i këtij institucioni Zhani Ciko.
Fëmijët e shkollave të ndryshme shijuan operan “Flauti Magjik “ ku shumë prej tyre u shprehën se është hera e parë që shikojnë një opera në sallë.
Shfaqjet që projektohen për fëmijët dhe të rinjtë janë të realizuara nga ana regjizoriale, në mënyrë të tillë që një tregimtar i shpjegon hap pas hapi dhe bën lidhjen e elementëve të shfaqjes më qëllim kuptimin e përmbajtjes në mënyrë sa më të saktë dhe të thjeshtë për fëmijët. Ky projekt i cili ka rezultuar i suksesshëm edhe në vitet e kaluara, për vitin 2012 do të sjellë krahas operas “Fluti Magjik” edhe baletin “Zhizel” si dhe koncertin me perlat e muzikës popullore nga artistët e ansamblit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›