Itali vijojne kerkimet per anijen Costa Concordia
Skuadrat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë me kërkimet për të mbijetuar në brigjet Italiane, si pasojë e përplasjes së anijes “Costa Concordia” disa ditë më parë. Janë 13 persona, të cilët kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur. Tashmë po përdoren lëndë plasëse për të hapur korridoret e bllokuar nga mbeturinat brenda anijes rreth 18 metra nën ujë. Dhjetë dite pas tragjedisë janë identifikuar vetëm 8 nga viktimat. Autoritetet kanë bërë me dije se një numër i konsiderueshëm pasagjerësh edhe pse ndodheshin në bordin e krocerës nuk ishin të regjistruar, çka ngre pyetjet për klandestinë brenda saj.
Një tjetër mister është dhe bllokimi i pajisjeve që ruajnë të dhënat e udhëtimit hap pas hapi. Autoritetet policore mbajnë nën arrest shtëpie kapitenin e anijes Francesco Schettino, i cili akuzohet për vrasje dhe se ka lënë anijen para se të evakuoheshin pasagjerët, nëse shpallet fajtor ai dënohet me 15 heqje lirie. Megjithatë thuhet se dhe kompania duhet të mbajë pjesën e saj të fajit.