E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu Policia Gjyqesore faktoi implikimin e PS-se ne organizimin e 21 janarit

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu publikoi fakte të njohura publikisht por që janë trajtuar edhe nga Policia Gjyqësore, të cilat faktojnë implikimin e Partisë Socialistë në ngjarjet e 21 janarit. Duke cituar raportin e Policisë Gjyqësore minsitrja Bregu tha se ka informacion për veprën penale të organizimit të sulmit të dhunshëm dhe sipas saj prokuroria zotëron prej kohësh fakte për organizatorët e 21 janarit. Sipas këtij raporti zyrtar të Policisë Gjyqësore, thirrjet opozitës për protesta të dhunshme konsiderohen vepër penale. Ndërsa një tjetër vepër e faktuar në këtë dokument është edhe angazhimi i drejtpërdrejtë i deputetëtve të PS në shoqërimin e automjetit që sulmoi portën kryesore të Kryeministrisë. Si përfundim, ky raport e cilëson të gjithë sulmin e dhunshëm të 21 janarit si kryengritje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›