Projekti Rrjedha e Jugut rikthehet si prioritet i Bullgarise
Takimet e sotem i dhane nje nxitje te rendesishme projektit tha CEO i Gazprom Aleksei Miller pas takimit me Bojko Borisov te Bullgarise. Arritem perparim te rendesishem. Nje sipermarrje e perbashket bullgaro-ruse per mbikqyrjen e pjeses bullgare te tubacionit te gazit Rrjedha e Jugut do te krijohet ne nentor kater muaj perpara afatit tha CEO i Gazprom Aleksei Miller pas bisedimeve shume te frytshem me zyrtare ne Sofje te premten e 15 tetorit. Takimet e sotme i dhane nje nxitje te rendesishme projektit tha kreu i gjigandit energjitik rus pas takimit me Kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Ne korrik te dy vendet rane dakort qe sipermarrja e perbashket qe do te vere ne perdorim pjesen bullgare te tubacionit do te krijohej deri ne shkurt te vitit te ardhshem afati kohor per perfundimin e nje studimi teknik dhe te zbatueshmerise ekonomike per ate pjese te linjes se gazit. Miller u tha gazetareve ne Sofje se nje marreveshje per te filluar ate studim do te nenshkruhet me bullgaret brenda nje jave. Nje projekt i perbashket i Gazprom dhe grupit energjitik italian ENI Rrjedha e Jugut eshte projektuar per te transportuar gazin natyror rus ne Europe duke anashkaluar Ukrainen. Sipas planeve nje segment 900 km i gjate nenujor do te lidhe portet e Detit te Zi Novorosijsk ne Rusi dhe Varna ne Bullgari ku tubacioni do te ndahet ne dy dege - nje veriperendimore qe perfundon ne Austri dhe nje jugperendrimore qe shkon ne Greqi dhe Itali. Ndertimi eshte planifikuar te filloje me 2013 me nje kosto te pergjithshme ndermjet 10 miliarde dhe 24 miliarde euro. Shume vezhgues e konsideruan viziten e Miller si nje perpjekje per te rifilluar presionin rus mbi autoritetet bullgare per te ndaluar pengimin ne nje perpjekje per te marre perfitime shtese te tille si cmime te preferuar per dergesat e gazit rus ne vendin e tyre. Udhetimi i tij ne Sofje u parapri nga njoftime te shumte ne media se Bullgaria mund te eleminohej nga projekti dhe te zevendesohej nga Rumania si pika kryesore tranzite.
Dy dite perpara udhetimit te tij ne Sofje Miller vizitoi Bukureshtin dhe nenshkroi nje memorandum te mirekuptimit me Transgaz te Rumanise. Konstantin Simonov drejtor i Fondit Kombetar per Sigurine e Energjise te pavarur ne Moske e konsideroi ate si nje perpjekje per te perdorur Rumanine si nje instrument ndikimi mbi Bullgarine. Nga ana tjeter sigurimi i nje marreveshje me Sofjen do te forcoje pozicionin e Moskes ne bisedimet mbi gazin me Ukrainen me pas kete muaj duke u treguar autoriteteve ne Kiev se projekti i Rrjedhes se Jugut qe do te anashkaloje vendin e tyre eshte realist. Rrjedha e Jugut konsiderohet nje kundershtar i projektit te mbeshtetur nga SH.B.A. dhe BE Nabuko qe synon zvogelimin e varesise se Europes nga furnizimet e gazit rus. Tubacioni i planifikuar 3300 km qe do te shkoje nga Turqia ne Austri permes Bullgarise Rumanise dhe Hungarise - duke anashkaluar Rusine - synon te transportoje 31 miliarde metra kub gaz natyror cdo vit nga rajoni Kaspik dhe Lindja e Mesme ne Europe. Projekti i vonuar mjaft mori vrull muajin e kaluar kur tre institucionet nderkombetare financiare kryesore rane dakort qe te fillojne kryerjen e perkujdesjes se duhur ne lidhje me huate qe arrijne deri ne 4 miliarde euro. Moska nderkohe eshte perpjekur qe te nxise rendesine e Rrjedhes se Jugut duke perfshire me shume ndermarrje nga vende kryesore te BE. Me pare kete muaj Kryeministri rus Vladimir Putin dhe homologu italian i tij Silvio Berluskoni rane dakort qe te lejojne Wintershall qe eshte pjese e BASF te Gjermanise qe te bashkohet me projektin. Rreth gjashte muaj me pare u njoftua se ndermarrja energjitike franceze EDF do te behej nje aksionere e Rrjedhes se Jugut.