Pse i frikesohemi fuqise berthamore
Dykuptimesia e Gjermanise per energjine berthamore burim i zakonshem energjetik ne shume vende te zhvilluara ka qene shume e theksuar koheve te fundit duke pasuar vendimin e fundit te kancelares Angela Merkel per zgjatjen e afatit te jetes se 17 impianteve berthamore gjermane dymbedhjete vjet me shume sesa ishte parashikuar. Merkel thote se kjo do ti ndihmoje Gjermanise te zhvilloje furnizimin me efikas dhe me ambiental ne bote. Lideret opozitare kane thene se Qeveria po e shet sigurine per para.
Te dyja palet pretendojne se kane faktet ne anen e tyre por duke vene theksin se me rendesi eshte menyra si ndihen keto fakte. Si perceptohet rreziku ndash a eshte rrezik fuqia berthamore ose ndonje kercenim potencial ndash asnjehere nuk mund te kete nje arsyetim te qarte te bazuar ne nje proces faktesh.
Dekada te tera hulumtimi kane treguar se perceptimi i rrezikut eshte nje kombinim afektues i fakteve dhe frikes intelektit dhe instinktit arsyes dhe reagimit te pavend. Eumlshte nje proces pashmangerisht subjektiv ndash nje qe na ka ndihmuar te mbijetojme por qe shpesh di edhe te na fuse ne telashe sepse shpeshhere shqetesohemi se tepermi per rreziqet me te vogla e jo edhe aq per ato te medhate dhe bejme zgjedhje qe na duken te drejta por qe njemend krijojne rreziqe te reja.
Keshtu derisa Gjermania po rropatet me ceshtjen e fuqise berthamore ka shume mesime te mira per ne jo vetem per sektorin e energjise berthamore por edhe sesi ne e konsiderojme rrezikun ne rend te pare sepse ta kuptosh ate sistem subjektiv eshte hapi i pare drejt shmangies se renieve te tij.
Merrni ne konsiderate dy aspekte te rrezikut te rrezatimit radioaktiv faktet dhe ndjenjat.
Per 65 vjet kerkuesit kane studiuar afer 90 mije hibakusha fjale japoneze per te mbijetuarit e bombes atomike qe ndodheshin brenda rrezes trikilometershe te veprimit te shperthimeve te vitit 1945 ne Hiroshime dhe Nagasaki. Shkencetaret kane krahasuar ata me nje numer te gatshem japonezesh me qellim te kalkulimit te efektit te rrezatimit te cilet ata i ishin ekspozuar. Studimi ka treguar se vetem 572 hibakusha ndash apo me pak 0.5 per qind ndash kane vdekur ose do te vdesin nga forma te ndryshme nga rrezatimi qe nxit semundje kancerogjene.
Kerkim i kryer nga Fondacioni i Kerkimit te Efekteve te Rrezatimit http//www.rerf.or.jp/ ka gjetur fetuset e hibakushave femra te cilat ishin shtatzena ne kohen e bombardimit qe kishin kryer lindje me defekte te tmerrshme. Por Fondacioni ka gjetur pak demtime tjera ndash madje edhe demtime gjenetike ndash nga ekspozimi ndaj niveleve te larta te rrezatimit.
Duke u bazuar ne hulumtimin japonez Organizata Boterore e Shendetesise pretendon se gjate gjithe jetes me qindra mija njerez te ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues nga Chernobyli rreth kater mije persona mund te vdesin paraprakisht nga kanceri i shkaktuar nga rrezatimi radioaktiv. Kjo eshte tragjike natyrisht mirepo numri i vdekjeve te shkaktuara nga kanceri ne mesin e te mbijetuarve te Hiroshimes dhe Nagasakit eshte dukshem me i vogel sesa mendojne njerezit.
Prandaj nese rrezatimi radioaktiv jonizues eshte nje kancerogjen relativisht i dobet pse fuqia berthamore ndjell kaq shume frike Hulumtimet lidhur me ate se si njerezit e kuptojne dhe i pergjigjen rrezikut ka identifikuar disa karakteristika psikologjike te cilat e bejne rrezatimin berthamor vecanerisht frikesues bull Ai eshte i paverejtshem per shqisat tona gje kjo qe na ben te ndihemi te pafuqishem per tu vetembrojtur dhe mungesa e kontrollit e ben cdo rrezik edhe me te frikshem. bull Rrezatimi radioaktiv shkakton kancer nje rezultat vecanerisht i dhembshem dhe sa me shume dhembje dhe vuajtje qe nje gje shkakton aq me te frikesuar behemi ne nga ajo gje. bull Rrezatimi radioaktiv nga fuqia berthamor eshte prodhim njerezor dhe rreziqet qe jane produkt i njeriut ndjellin me shume frike sesa kercenimet natyrore. bull Fabrikat e energjise berthamore mund te pesojne aksidente shumica ende besojne se ato mund te eksplodojne si bomba dhe keshtu njerezit instinktivisht frikesohen me shume nga rreziqet qe nderlidhen me nje ngjarje te vetme masive katastrofike sesa nga rreziqet qe shkaktojne dem me te madh me mundesi te perhapjes gjithkund neper hapesire dhe kohe. bull Shume njerez nuk kane besim ne industrine berthamore apo ne rregullatoret berthamore qeveritare dhe sa me pak qe besojme aq me te frikesuar behemi.
Megjithe kete frike qendrimet e publikut karshi fuqise berthamore po ndryshojne. Psikologjia e perceptimit te frikes e shpjegon kete gje po ashtu bull Jemi me te vetedijshem per perfitimet e emetimeve pa CO2 dhe si pasoje perfitimet e zgjedhjes duken me te medha e rreziqet e nderlidhura duken me te vogla. bull Katastrofa e Cernobilit me 1986 ishte me e fresket ne mendjet e evropianeve me 2000 kur Gjermania votoi te eliminoje te gjithe energjine berthamore deri me 2021 se sa eshte tani nje dekade me vone dhe sa me e vjeter te jete vetedija per nje rrezik aq me pak frike permban.
Keta faktore psikologjike nuk kane te bejne gje me faktet qe nderlidhen me rrezikun aktual te rrezatimit berthamor. Mirepo pasi qe situata shpesh nderlidhet me perceptimin e rrezikut kulluesit emocionale me shume sesa faktet percaktojne sesa te frikesuar ne jemi apo nuk jemi.
Nese kjo frike eshte racionale apo joracionale e drejte apo e gabuar nuk ka rendesi. Ajo pashmangshem eshte e tille si eshte. Mirepo ne duhet te dime se pergjigjja jone ndaj rrezikut mund te paraqese nje rrezik ne vetvete. Frika jone nga fuqia berthamore ka bere qe ekonomite energjetike te favorizojne thengjillin dhe naften per gjenerim te elektricitetit me nje cmim te larte per njerezimin dhe mireqenien ambientale.
Ndotja e pjesshme nga karburantet fosile vrasin me dhjetera mija evropiane cdo vit ndersa lirimi i dyoksid karbonit ne atmosfere nxit nje ndryshim potencialisht katastrofik per klimen globale.
As arsimimi e as komunikimi me i mire nuk mund te bejne gje per kete. Perceptimi subjektiv i frikes eshte gershetuar thelle ne arkitekturen dhe kimine tone. Ajo qe qeverite mund te bejne eshte qe te mesojne se cfare kane vertetuar hulumtimet psikologjike perceptimet tona po aq reale sa jane dhe sa me shume qe duhet te respektohen ne demokraci mund te krijojne vete rreziqet e tyre.
Me ta ditur nje gje te tille vleresimi qeveritar i rrezikut mund tu kontribuoje jo vetem fakteve por edhe menyres sesi ne ndihemi lidhur me to dhe sesi sillemi. Ne kete menyre ne mund te reduktojme konfliktin lidhur me fuqine berthamore dhe ceshtjet e tjera te rrezikshme dhe te adoptojme politika me te mencura dhe produktive per shendetin publik dhe atij ambiental.
David Ropeik eshte nje instruktor ne Universitetin e Harvardit dhe autor i librit Sa e rrezikshme eshte ne te vertete Pse frika jone nuk perputhet gjithnje me faktet. Ky koment eshte shkruar per rrjetin e gazetarise Project Syndicate