E Diel, 1 Nëntor 2026

Paqja dhe Lindja e Mesme nje binom qe nuk duhet te deshtoje

20-10-2010 / Gazeta 55

Punimet e Sinodit te ipeshkvijve per Lindjen e Mesme u zhvilluan dje me dyer te mbyllura. Po pergatiten Porpozimet perfundimtare. Paradite nje delegacion i Sinodit mori pjese ne konferencen me titull Lindja e Mesme. Deshmia e krishtere ne sherbim te paqes organizuar nga komuna e Romes sebashku me levizjen Bashkim e Clirim dhe me Radio Vatikanin. Paqja ne Lindjen e Mesme eshte shprese per gjithe popujt e botes. Ky ishte boshti i diskutimeve ne konference sebashku me rendesine e pranise se krishtere ne Token Shenjte. Te degjojme kryetarin e bashkise se Romes Xhani Alemano
Vlerat e krishterimit mund te jene pa dyshim ilaci me i mire qe ne zgjidhjen e konfliktit ne arritjen e paqes e te drejtesise te mos mbetet barra e tensioneve zemerimeve inateve armiqesise te cilat lindin nga urrejtja e grumbulluar per vite me radhe.
I beri jehone Sekretari i Pergjithshem i Sinodit imzot Nikola Eterovic qe kujtoi se paqja eshte dhurate e Zotit e se cdo anetar i Kishes eshte i thirrur te kontribuoje ne arritjen e saj
Kjo thirrje ka edhe nje permase te rendesishme shoqerore qe mund ta kepuse rrethin vicioz te dhunes te hakmarrjes e te urrejtjes si edhe te pergatise zemrat per kerkimin e paqes se vertete ne pajtim e ne drejtesi.
Vazhdoi drejtori i pergjithshem i radios sone dhe zedhenesi i Vatikanit ate Federiko Lombardi i cili vuri ne dukje rolin thelbesor te mas mediave qe te krishteret e Lindjes se Mesme te perceptojne solidaritetin e bashkesise nderkombetare si ne nivelin shoqeror ashtu edhe ne ate politik. Ate Lombardi nenvizoi kerkesen me te madhe qe ndjehet ne Sinod Solidarizimi ne reflektimin mbi domethenien e vertete mbi vendin e vertete qe ze sot ne Lindjen e Mesme e ne te gjitha vendet e botes liria fetare liria e ndergjegjes e drejta e plote per te ndertuar bashkesite shoqerore e politike secili ne vendin ku jeton. Thellimi i ketyre temave ne menyre premtuese per te ardhmen pikerisht per ti perhapur e per ti bere te gjithe te vetedijshem per te miren e te krishtereve ne Lindjen e Mesme.
Dramatike nderkaq faqja e paraqitur nga Ministri i jashtem italian Franko Fratini. Nder 100 viktima te intolerances fetare ne bote deklaroi ai 75 jane te krishtere. Gjendja eshte alarmuese Kristianofobia sot eshte rrezik ne rritje e shume me konkrete se me pare. Ne shume kontekste bashkesite e krishtera jetojne ne kushte izolimi dhe perjashtimi megjithese gjate historise kane qene qendra te rrezatimit te krishterimit edhe shume me pare se te vinte islamizmi.
Ministri Fratini kujtoi edhe propozimin per te paraqitur ne OKB nje rezolute per mbrojtjen e pakicave dhe te lirive fetare. Ne kete kontekst sfida e vertete e krishterimit eshte te tregoje rendesine e tij antropologjike. Te degjojme Don Juliagraven Carrograven president i Levizjes Bashkim e Clirim Ne Lindjen e Mesme te martirizuar dobesise vetjake te cdo njeriu i shtohen edhe vuajtjejet objektive e kercenimi kunder te drejtave themelore menjanimi e mbytja e lirive. Pikerisht aty krishterimi duhet te tregoje te verteten e tij aftesine e tij per ta ngritur ne kembe njeriun e per ta shpetuar.
Lindja e Mesme eshte nje paradoks perfundoi Rojtari i Tokes Shenjte ate Pierbatista Picabala. Pikerisht aty ku kane lindur te krishteret jane me te pakte ne numer. Megjithate realiteti i tyre i ka rrenjet e thella e ata vete jane shume aktive
Nuk mund te thuhet se nuk ekziston deshmia e krishtere. Ekzistojne veprat aktivitetet e te krishtereve. Kishat e krishtera nuk mbyllen ne vetvete kane nje gjalleri te jashtezakonshme e prania e krishtere ndash veprat aktiviteti i Kishes ndash permes shkollave spitaleve universiteteve shkon shume pertej atij 25 perqindeshit te popullsise qe eshte e krishtere.
Ban Ki Mun ne Strasburg ne 60-vjetorin e Konventes Evropiane te te drejtave te njeriut/Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Mun vizitoi sot institucionet evropiane ne Strasburg me rastin e 60-vjetorit te Konventes Evropiane te te drejtave te njeriut qe do te kremtohet me 4 nentor. E vertete se kremtohet ky vit jubilar por Evropa i diskuton edhe per ndryshimet qe duhet bere tashme. Per te kuptuar me mire cilat jane sfidat ne fushen juridike ne mikrofonin e radio Vatikanit flet drejtori i Qendres Evropiane per Ligjin dhe Drejtesine Gregor Pupink Mendoj se rreziku themelor veshtiresia kryesore ndash pervec veshtiresive konkrete te organizimit te punes te Gjykates ndash qendron ne shnderrimin rrenjesor te shoqerise evropiane qe eshte e gjithnje e me e nderlikuar. Konventa Evropiane e te drejtave te njeriut lindi ne vitet 40 ne nje kohe kur Evropa ishte ndash ne pikepamje kulturore fetare seksologjike dhe etnike ndash mjaft homogjene. Konventa pra lindi per kontinentin evropian ishte rrezatim i qyteterimit te krishtere evropian. Sot ky qyteterim vazhdon te ekzistoje ndonese ne nje menyre me pak te dukshme dhe eshte shume me e veshtire te zbatohen parimet e Konventes ne nje shoqeri te shkermoqur. Si mund te mendohet te zbatojme te njejten norme ne lidhje me ceshtjen e lirise fetare per shembull si per besimin e krishtere qe i ka dhene formen qyteterimit evropian me zakonet dhe marredheniet ndermjet njerezve qe frymezon si per disa aspekte te islamit Praktikisht eshte e pamundur sepse natyrisht disa praktika te feve te tjera jane larg nga kultura evropiane dhe vete evropianeve mund tu duken ne kundershtim me te drejtat e njeriut. Po ne te njejten kohe keto praktika kerkojne mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Pra ne driten e zhvillimit dhe te ndryshimeve qe ndodhin ne shoqeri te drejtat qe u paten perpunuar nuk jane gjithnje e me kollaj te zbatueshme ne praktike ne menyre te vetvetishme dhe te drejtepertdrejte sic ishin ne kohen kur pati lindur vete Konventa...
Marre nga Radio Vatikani

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›