E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita refuzon ftesen per Kodin Zgjedhor pranon ftesen per Dasmen e Rames

20-10-2010 / Redaksionale

Sot mblidhet Opozita e Bashkuar Socialiste ne seline e masakres politike G99. Te gjithe kreret e Partive Opozitare pervec Vangjel Dules sic dihet jane jashte Parlamentare te cilet synojne te marrin pushtetin edhe me forma radikale ekstra parlamentare. Ndonese sot pervec vendosjes se cfare do te behet me ftesen e Kryeministrit Berisha per Reformen Zgjedhore ne mbledhjen e OBSH-se do te shperndahen edhe ftesat per dasmen trete te Edi Rames me znj. Lindita Basha ex-Xhillari. Nje dasme qe flet vet me shume se Ngjela Gjinushi Zogaj Dule Milo e Veliaj.
Perpos dasmes sot Rama vendos themelet se cfare do te beje me zgjedhjet lokale. Ai sot jep sinjale nese do te hyje apo jo ne zgjedhje me kete Kod Zgjedhor te miratuar konsensualisht ne vitin 2008 pas ndryshime bipartizan ne Kushtetute pa u arnuar nga amendamentet e ndryshme te propozuar nga LSI-ja dhe perfaqesite e OSBE-se dhe ODHIR-it. Ne kete moment fillojne pergatitjet per dy skenare te mundshem. I pari skenar merr forme direkt pas dasmes ku Rama investohet ne aksion radikale per te destabilizuar vendin deri ne permbushjen e qellimit final zgjedhje te parakohshme. I dyti eshte skenari i zbutjes se qendrime deri ne pranimin e hyrjes ne zgjedhje me kete kod por pa leshuar pe partive te tjera te vogla. Eumlshte ashiqare se Rama ka sekuestruar te ardhmen e ketyre partickave te vogla. Ai nuk do tju jape dicka partive te vogla ne sistemin zgjedhor pasi kodi zgjedhor favorizon dy partite e medha. Prandaj mori Erion Veline ne Partine Socialiste duke e larguar nga vatra e votave te humbura. Rama humbi zgjedhjet e kaluar jo pse u manipuluan zgjedhjet porse njerezit nuk i besuan alternatives se tij qeverisese. Pse-ja eshte e qarte sepse e konsiderojne nje njeri jo pergjegjshem per te qeverisur.
Sidoqofte Rama perdor alibine e transparences zgjedhore per te mos ndryshuar Kodin Zgjedhor.
Ne skenarin e pare do te kerkohet qe deshtimi i zgjedhjeve vendore ti faturohet shumices edhe pse kjo e fundit nuk ka tager te detyroje opoziten te marre pjese ne zgjedhje. Retorika do te acarohet aq shume saqe arsyeja do te zhbehet krejt pa-arsye. Ndonese Edi Rama eshte ne gabim te madh nese nuk llogarit ri-aktivizimin e Fatos Nanos ne kampin e Majte. Ky njeri nje politikan dobic do te bente cdo gje qe e Majta te marre pjese ne zgjedhjet vendore. Dhe fatkeqesisht per Ramen kjo eshte shume e mundur duke ditur e llogaritur aftesine e Nanos per te galvanizuar bazen socialiste. Prandaj sot Rama perpara se te parashikoje te ardhmen e zymte ne vend do te bente mire te mendonte per furrikun e partise se tij.
Ne skenarin e dyte eshte pranimi i futjes ne zgjedhje me kete Kod Zgjedhor dhe vendosjes se kushtit me presion nderkombetar qe kutite hapen qofte dhe me dy vota pro-hapjes se kutive. Rames i intereson ky amendament pasi do te bente te mundur te shpetonte faqjen perpara militanteve qe jane sakrifikuar ne protesta bllokime rruges dhe greva urie. Do te ishte nje justifikim i nevojshem per te ri-thirru ne arme 20 mije komisionare socialiste aq shume te anatemuar pas zgjedhjeve te 28 qershorit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›