E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti TAP, Berisha për CNN: “Do të përmbushim çdo detyrim të marrëveshjeve”

11-04-2013 / Gazeta 55

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, gazetarit nga Azerbajxhani, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka shprehur dhe njëherë bindjen se vendi ynë është gatshëm dhe predispozuar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. “Para dhe gjatë krizës ne ndërmorëm disa reforma shumë të rëndësishme dhe të nevojshme. Ne u bëmë vendi i parë në rajon që aplikoi taksën e sheshtë të 10 për qindëshit. U përpoqëm të lehtësojmë të gjitha pengesat burokratike, për të ndihmuar investimet. Nëse ne marrim parasysh fillimin e krizës së krizës më të thellë ne kemi një trefishim të investimeve të huaja në krahasim me vitet e tjera. Dhe kemi rinovuar të gjithë infrastrukturën tonë. Dhe tashme jemi duke parë përpara për krijimin e një pakete të re fiskale” u shpreh Berisha.


Intervista e plotë e Kryeministrit Berisha


Lidhjet kryesore ekonomike të vendit tuaj janë më Greqinë dhe Italinë, dy vende që nuk po kalojnë një situatë të mirë ekonomike? Përfundimisht situata ekonomike në këto dy vende na ka prekur edhe ne. Sepse nëse Italia dhe Greqia nuk do të ishin në këtë situatë atëherë eksportet tona do të dyfishoheshin çdo dy vjet. Pra një nga qëllimet kryesore të Shqipërisë është ende anëtarësimi në Bashkimin Europian? Po ne dëshirojmë që të anëtarësohemi në Bashkimin Europian sigurisht, por duke pasur një diversitet të sistemit bankar. Pra nuk keni ndryshuar mendje? Jo, nuk kam ndryshuar mendje Po për sa i përket monedhës euro? Për sa i përket monedhës së përbashkët euro janë dy alternativa, ajo ose do të rimëkëmbet ose do të zhduket. Por unë mendoj se do të rimëkëmbet. Pra ju keni besim? Po Është interesante që sistemi bankar në Shqipëri është një lloj sfide që vendi juaj duhet të përballojë? Bankat në Shqipëri janë totalisht banka të nivelit të atyre që ndodhen në zonën euro. Ishte një arritje e madhe dy vjet më parë, nuk është më por ne po shohim përpara për zgjidhje të ndryshme, për banka të tjera që priten të hapen, banka turke, amerikane, aziatike. Pra janë vende që dëshirojnë të hapin banka në vendin tim dhe unë i mirëpres. Ndodheni këtu për të kërkuar investime për rajonin apo për të shpjeguar se si funksionojnë investimet në vendin tuaj... Është një projekt i madh ky që po debatohet, një projekt për energjinë. Gazsjellësi transadriatik, që i lidh dy vendet tona në një mënyrë që shpresoj të jetë shumë frytdhënëse. Pasi ky është një nga projektet më të mëdha që është diskutuar deri tani. Dhe përfshin tregun më të gjerë. Pra për këtë arsye ne presim vendime të mëdha për këtë projekt të madh. Ne kemi nënshkruar marrëveshje bilaterale me Greqinë dhe Italinë. Ne jemi gati që të përmbushim me përkushtim çdo detyrim që vjen nga këto marrëveshje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›