E Shtunë, 31 Tetor 2026

ertifikata per sigurine ne ndertime

Materialet e ndërtimit që do të hidhen në treg e më pas do të përdoren për ndërtimin e godinave të ndryshme, do të jenë më të sigurta. Puna sapo ka filluar dhe është iniciuar nga Instituti i Ndërtimit, i cili për këtë qëllim ka ushtruar trajnimet në favor të prodhuesit, ndërtuesit dhe në mënyrë të tërthortë edhe për vetë qytetarët.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artur Roshi deklaron se këto trajnime do të shërbejnë, me qëllim që në të ardhmen të ketë ndërtime sa më të sigurta, falë materialeve cilësore të ndërtimit që do të hidhen në treg.

Sipas zotit Roshit, aktulisht ekziton problemi i mungesës së cilësisë së materialeve të ndërtimit.

Instituti i ndërtimit ka shpërndarë çertifiktat e para për 20 inxhinierë ndërtimi, kimistë, gjeologë, si specialistë të testimit të përformancës së produktit të ndërtimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›