E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti TAP, Holzner: Më shumë siguri furnizimi me gaz për Evropën

Ndërsa konsorciumi Shah Deniz vendosi të zgjedhë si linjë përçimi të gazit azerbajxhanas, tubacionin TAP  Marlene Holzner, zëdhënëse e komisionerit të BE-së për energjinë, shpjegon avantazhet e këtij projekti për Evropën.

“Ne jemi shumë të lumtur që konsorciumi mori vendimin për të sjellë në të ardhmen gaz direkt nga Azerbajxhani në Evropë. Kjo është hera e parë që një gjë e tillë bëhet e mundur për Evropën dhe ne e përshëndesim vendimin që kjo të bëhet përmes linjës TAP. Nga pikëpamja e BE-së është e rëndësishme që krahas partnerëve tanë si Rusia apo Norvegjia, të kemi edhe furnizues të tjerë gazi” thotë Holzner  per DW.

E pyetur për mbështetjen që Komisioni Europian ka dhënë për projektin Nabucco, por që në fund ky projekt nuk fitoi zëdhënësja  e komisionerit të BE-së për energjinë  thotë se kjo situatë ndryshoi plotësisht pasi tre shtetet ku do të shtrihet TAP dhanë garanci dhe punuar për të fituar ky projekt.

Lajmi për miratimin e projektit TAP mbi transportin e gazit nga Azerbajxhani drejt Italisë u prit me entuziazëm  dhe në Tiranë.

Projekti TAP kalon në 3 qarqe, 38 bashki e komuna nga Korça, e Berati në Fier dhe puneson mbi 20 mijë punëtorë e specialistë në ndërtimin që transpotron fillimisht 10 miliardë metër kub gaz, e më pas dyfishin. Terreni shqiptar ofron edhe depozitim nëntokësor në zonat Kuçovës dhe Dumresë deri në 2 miliardë metër kub gaz.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›