Korçë, sherr mes të rinjsh në një lokal, qëllohet me thikë 21-vjeçari
Një sherr mes disa të rinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave dhe për pasojë është plagosur rëndë njëri prej tyre.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në një lokal të qytetit të Korçës ku 3 të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive banale.
Mësohet se sherri ka nisur fillimisht me fjalë më pas dy të rinj kanë goditur disa herë me thikë 21-vjeçarin Rexhep Tehani nga Kukësi, student në Univeristetin e Korçës.
Menjëherë i riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës por sipas mjekëve gjendje e tij shëndetësore është e rëndë.
Mësohet se policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.