Meta: Tani është koha për përulësi ndaj qytetarëve
29-06-2013 / Gazeta 55
LSI mbledh kryesinë
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi Kryesinë, mbledhja e parë që pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Në fjalën e tij Lideri i LSI falënderoi të gjitha strukturat e LSI-së për rezultatin e jashtëzakonshëm të kësaj force politike si dhe falënderoi gjithashtu 180 mijë qytetarët shqiptarë që besuan LSI-në. Z. Meta tha se ky sukses mjaft domethënës dhe i rëndësishëm sjell një përgjegjësi të madhe. Sipas tij, “tani është koha për përulësi ndaj qytetarëve dhe për një shërbim të përkushtuar për forcimin dhe lartësimin e institucioneve dhe për të përmirësuar në thelb qeverisjen e vendit, e cila duhet të jetë një qeverisje gjithëpërfshirëse”.