Projekti "Think green” për mbrojtjen e mjedisit
30/01/2009 Bashkia /universitetet
Mbrojtja e mjedisit do të jetë qëllimi kryesor i projektit të ri të ndërmarrë nga studentët e Universitetit të Tiranës dhe Bashkia së kryeqytetit në atë që është cilësuar si projekti “Think green”, që u prezantua gjatë ditës së djeshme. Zbatimi i tij do të jetë një bashkëpunim ndërmjet studentëve të përfshirë në garën konkurruese ndërkombëtare “Sife” dhe Bashkisë së Tiranës. SIFE përbëhet nga grupe studentësh, të cilët me dëshirën, vullnetin dhe iniciativën e tyre punojnë gjatë vitit akademik në projekte me natyrë ekonomike. Skuadrat SIFE zhvillojnë projekte edukuese që fokusohen në mësimin e njerëzve në komunitetet e tyre me konceptet e ekonomisë së tregut dhe sipërmarrjes “Think Green” (të mendosh në mënyrë të gjelbër), synon futjen e procesit të riciklimit në mbrojtjen e mjedisit, teksa projekti do të shtrihet në të gjitha shkollat e mesme të vendit. Fillimisht projekti do të zhvillohet në shkollat e mesme të kryeqytetit, ku përkon edhe me periudhën përgatitore të fushatës së madhe mjedisore, që Bashkia e Tiranës do të lançojë javën e ardhshme. Për këtë kryebashkikaku Edi Rama ka pohua se “mbrojtja e mjedisit është një sfidë e madhe, ku shoqëria shqiptare po humbet çdo ditë, si pasojë e politikave të prapambetura që ndiqen nga institucione të ndryshme.