“Prindërit të risjellin fëmijët për trajtim”
30/01/2009 Qendra Kombëtare për Gjakmarrjen
Qendra Kombëtare për të miturit që vijnë nga familjet e prekura nga fenomeni i gjakmarrjes është funksionale, kështu që prindërit mund ti rikthejnë fëmijët për rehabilitim pranë saj. Lajmi është konfirmuar dje nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço. Sipas tij, në fillim të janarit nga Buxheti i Shtetit është akorduar për qendrën fondi prej 3.3 milionë lekësh për përballimin e nevojave si për ushqim, ashtu dhe veshmbathje të fëmijëve që do të trajtohen këtej e tutje në këtë qendër. Njëkohësisht ka përfunduar dhe pajisja e saj me bazën e nevojshme materiale të domosdoshme për mirëfunksionimin. “Gjithashtu me një urdhër të veçantë të firmosur nga Kryeministri në mbyllje të vitit që lamë pas është miratuar dhe struktura e organika e re e funksionimit të kësaj qendre. Rrjedhojë e këtij urdhri në Qendrën Kombëtare të Poliçanit do të ketë një organikë të plotë të përbërë nga një staf prej 20 specialistësh, punonjës social, psikologë, edukatorë dhe kujdestar”, - ka pohuar Naço. Për të siguruar jetën e fëmijëve, godina ruhet nga personeli i Policisë së Shtetit me tri ndërresa dhe fëmijët shoqërohen për vajtje-ardhje në shkollë, kapaciteti i qendrës është i mjaftueshëm vetëm për trajtimin e 100 fëmijëve e jo më shumë.