E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti fitues i gazit të Kaspikut

Kjetil Tungland / Menaxher kryesor i TAP

Zhvillimi i Korridorit Jugor të Gazit është çelësi i atij transformimi të Evropës që e sheh këtë të fundit më afër mundësisë për të diversifikuar burimet e veta të furnizimit me gaz. Kjo pasi korridori në fjalë do e marrë gazin nga baseni Kaspik për ta sjellë drejt tregut perëndimor. Viti 2012 dëshmoi rritjen e jashtëzakonshme të rëndësisë dhe ecjes para të idesë së Korridorit Jugor të gazit si të tërë dhe atë të Gazsjellësit Transadratik në veçanti. (TAP). Në muajin shkurt TAP ishte gazsjellësi i parë që u përzgjodh nga Konsorciumi Shah Deniz dhe hyri në negociata ekskluzive si drejtimi kryesor i linjës jugore për të transportuar gaz drejt Italisë. Më vonë, në muajin qershor, Azerbajxhani dhe Turqia firmosën Marrëveshjen e nevojshme ndërqeveritare dhe atë të Destinacionit për vënien në jetë të Gazsjellësit Transanatolian (TANAP), i cili do të stabilizojë dhe sigurojë infrastrukturën për transportimin e gazit përmes Turqisë deri në kufirin grek. TAP është projektuar që të lidhet ndërkohë me TANAP. Bashkëpunim me konsorciumin Shah Deniz ka qenë i shkëlqyer. Në qershor partnerët e këtij grupi firmosën një marrëveshje Bashkëpunimi me TAP-in, që u pasua në gusht me themelimin e paktit eventual të financimit në masën 50% të projektit dhe me synimin që në një fzë tjetër të bëheshin kontrollues të aksioneve në masën 50%... Më në fund në muajin nëntor të vitit që shkoi, aksionerët e TAP-it dhe partnerët e Shah Deniz, SOCAR, BP dhe Total, përfunduan marrëveshjenaksionere që përkufizon sesi iniciativa TAP, do të administrohet me anëtarët e konsorciumit Shah Deniz, nëse TAP përzgjidhet këtë vit si linja finale. Në muajin shtator, Greqia, Italia dhe Shqipëria konfirmuan mbështetjen e tyre politike për projektin duke firmosur Memorandumin e Mirëkuptimit në New York. Nëse viti 2012 ishte një vit i rëndësishëm për TAP, jam i sigurt se 2013 do të provohet të jetë edhe më i rëndësishëm. Kemi një fillim të mirë që nis me Marrëveshjen Qeveritare të Gjurmës së TAP (teknike) me Shqipërinë. Po përpiqemi të finalizojmë një gjë të tillë edhe me Greqinë dhe shpresojmë t’ia arrijmë kësaj së shpejti. Në të njëjtën kohë, një tjetër gur i rëndësishëm në këtë përpjekje është nënshkrimi prej Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë i një marrëveshjeje të plotë ndërqeveritare. Kjo do të sigurojë një hap formal për bashkëpunimin mes vendeve pritëse të TAP. Jam i bindur se TAP do të plotësojë kërkesat e ofertës për konsorciumin Shah Deniz në muajin mars dhe si rezultat ne do të zgjidhemi si gazsjellësi i tyre i preferuar dhe përfundimtar. Arsyet mbeten të njëjta: ekspertiza e pakrahasueshme teknike dhe tregtare nga ana e investitorëve tanë, pozicioni i TAP, si i vetmi gazsjellës që nuk varet nga fondet publike, mbështetja politike që gëzojmë, koha e shkurtër dhe e shpejtë në të cilën kemi përfunduar marrëveshjet me konsorciumin Shah Deniz, fakti se rruga e TAP është më e shkurtra, më ekonomikja dhe më direkja drejt tregut ekonomik kryesor evropian...


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›