E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti gjermano-amerikan për satelitët spiunë

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania po ndërtonin një sistem të përbashkët satelitësh spiunë, megjithë kundërshtimin e vendeve si Franca.
Gazeta e përditshme norvegjeze “Aftenposten” ka publikuar informacionin, duke iu referuar dokumenteve te publikuara në Wikileaks, faqen e internetit e themeluar nga hackeri Julian Assange.

Sipas “Aftenposten”, në telegramet e dërguara nga ambasada amerikane në Berlin thuhet se satelitët do të futeshin në punë brenda vitit 2013. Për shkak të natyrës së debatueshme të programit, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë synonin t`i paraqisnin ato në publik si një projekt civil me synime ambientaliste.

Kabllogramat tregonin se projekti ishte nën kontrollin e plotë të shërbimit gjerman të zbulimit dhe Qendrës gjermane të Hapësirës.

Dokumentet që i referohen periudhës shkurt 2009-shkurt 2010 bëjnë fjalë për kundërshtimin e fortë të projektit nga Franca.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›