E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i ullirit, Berisha: Objektivi, 50 mln rrënjë

TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha, duke rikonfirmuar angazhimin e qeverisë për projektin kombëtar të ullirit, ka deklaruar se tashmë objektiv do të jetë 50 milionë rrënjë ullinj.

“Do mbështesim fuqishëm këtë sektor. Objektivi nuk është 20 milionë rrënjë ulli, por 50 milionë rrënjë ulli, ne shkojmë me këtë projekt afër maksimumit të kapaciteteve të mbjelljes së ullirit që është në cdo aspekt floriri i mbitokës”- tha Berisha gjate nje takimi te mbajtur per kete projekt ne Tirane.

Berisha ka vleresuar suksesin e nismës së iniciuar në 2007, duke pranuar edhe  vështirësitë e pamohueshme me të cilat përballen ata qe merren me kujdesin per te.

“Konstatojmë se një sektor që po përjetonte agoni të pamerituar ishte pothuaj i braktisur dhe në rrënim është sot tërësisht tjetër me një interes më të madh se kurrë të fermerëve të zonës së ullirit të institucioneve zyrtare për zhvillimin e tij më të shpejtë. Projekti qëndron në këmbë dhe sektori gjallërohet cdo jave e më shumë, fat i madh që mblidhemi duke pasur shtysë kryesore mbiprodhimin e ullirit këtë vit”- tha ai.

Sipas kreut te qeverise, duhet të trajtohen të gjitha aspektet e projektit, qe nga prodhimi i fidanëve, përzgjedhja e tyre, tek vaditja dhe nxjerrja e prodhimeve më të pastra.

Berisha deklaroi se aktualisht jane financiar 9 mijë hektarë, nderkohe qe ministri i Bujqesise, Genc Ruli deklaroi se “ky vit mudn te cilesohet si vit i suksesit të madh në prodhimin prej 90 mijë tonë i ullinjve, i paparë ndonjëherë për dekada të tëra që do të sjellë rritjen e prodhimit të vajit, 12 mijë tonë në vit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›