
TIRANE- Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, duke pranuar se Shqiperia i ka te gjitha mundësitë per permbushjen e detyrimeve per statusin, ka theksuar se “shpreson se dy partitë përgjegjëse do të kalojnë mospërputhjet e momentit për të gjetur një emërues të përbashkët në dobi të interesave të qytetarëve dhe të vendit”.
Deklarata eshte bere sot gjate nje takimi qe Topi zhvilloi me Ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, Shkz. Dimitar Ivanov Arnaudov.Bashkëbiseduesit çmuan nivelin e marrëdhënieve politike dhe theksuan nevojën e rritjes së nivelit të këtij bashkëpunimi, sidomos në fushën ekonomike. Më tej u fol për zhvillimet politike në vend dhe rolin e FRD-së në këto zhvillime.
“Kryetari i FRD-së theksoi se vota parlamentare dhe angazhimet e saj publike janë e mbeten në mbështetje të çdo projekti interesues, si një interes madhor për vendin dhe si një garanci reale që politikat lokale të ndahen nga modelet negative të tranzicionit dhe të maten me standardet maksimale të Bashkimit Evropian”- thuhet ne njoftimin e FRD-se.