Projekti italian Ku do ngrihen impiantet per plehrat ne Shqiperi

Sipas projektit S.C.O.R.I.A. volumi i dyte e hartuar nga Agjencia Rajonale per Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit ARPA me qender ne Pulia Itali Shqiperise i duhen shume impiante per trajtimin e mbeturinave urbane industriale te rrezikshme apo te parrezikshme.
Ne kapitullin per gjendjen ne Shqiperi dhe projektet e ardhshme jepet nje liste e gjate. Aty flitet per nje grup qytetesh qe do sherbejne si zona per ndertimin e vend-perpunimit te plehrave dhe per nje grup tjeter ku do ndertohen impiante per trajtimin e plehrave.
Ne planet e parashikuara per vitin 2011 jane 8 ndermarrje te medha per ndertimin e vend-perpunimit te plehrave ne qytetet shqiptare. Ne liste pra si vend-perpunimi plehrash jane qytetet e Vlores Elbasanit Beratit e Gjirokastres me vlere totale prej 15 miliarde lekesh. Sipas projektit qeveria shqiptare nuk i ka keto fonde dhe u duhet patjeter ndihma e huaj. ketu permendet ne paranteze ndihma e dhene nga projekti i BE-se CARDS per te financuar projektet e puneve publike te ndermarra nga Ministria e Ambientit dhe Ministria e Puneve Publike ne Shqiperi.
Nderkohe Maliqi Vlora serish dhe Shkodra do kene impiante per trajtimin e plehrave. Sipas hartuesve te projektit nje grup i huaj ka financuar hartimin e nje studimi fizibiliteti per ndertimin e nje impianti gjigand plehrash ne Maliq te Korces. Ne projektin italian qe Shekulli posedon thuhet se ky impiant i trajtimit te plehrave ne Maliq do kete kapacitet 1.5 milione meter kub dhe me densitet te ngarkesave kompakte prej 0.9 ton/m dhe nje cikel jetegjatesie prej 20 vitesh. Do te jete ne nje siperfaqe prej 13 hektaresh 10 nga te cilat per ndarjen e plehrave. Sipas italianeve te projektit te sipercituar nje impiant i tille do te kenaqte kerkesat e tere rajonit. Pervec ketyre parashikohet nje impiant tjeter ne Shkoder si dhe nje ne Vlore.
Shekulli njoftoi dje egzistencen e nje materiali voluminoz mbi Shqiperine te hartuar nga Agjencia Rajonale per Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit ARPA me qender ne rajonin e Pulias ne Itali e cila eshte angazhuar ne hartimin e nje projekti qe ka per qellim aktivizimin ne nje hapesire te perbashket italo-shqiptare per pergatitjen e instrumentave njohes metodologjine dhe veprimin mbi fenomenin e plehrave edhe te lidhur me trafiqet ilegale nderkufitare.
Projekti quhet SCORIA. Drejtor i pergjithshem eshte Prof. Giorgio Assennato ndersa pergjegjes i projektit eshte avokat Vittorio Triggiani. Volumi i dyte i projektit me 345 faqe i ben nje autopsi gjendjes se plehrave ne Shqiperi. Ne faqen 282 te projektit vjen seksioni i trajtimit te mbetjeve urbane ku behet nje vleresim i situates dhe ka objektiva qe shtrihen nga vitet 2006-2020 cka do te thote qe per italianet tashme sjellja e plehrave ne Shqiperi eshte nje pune e kryer dhe afatgjate.
Sipas te dhenave te publikuara ne kete projekt pjese nga i cili Shekulli do botoje edhe ne ditet ne vijim ne territorin e Shqiperise prodhohen rreth 1 milion e 232 mije tonelata mbeturina ne vit nga te cilat 722 mije tonelata jane mbeturina urbane ndersa 510 mije tonelata mbeturinash industriale.
Kryeministri i Shqiperise
S.Berisha duke folur gjate nje mbledhje qeverie sulmoi ashper te gjithe ata qe jane shprehur kunder importit te mbetjeve. Ata perfaqesojne anarkistet marksistet -leninistet ata nuk kane te ardhme. Jane armiq te vertete te mjedisit perbejne armiqte me te rrezikshem te mjedisit ushqehen me parate e mafias per te demtuar kokurencen e ndershme te biznesmeneve ne Shqiperi - tha ai. Sipas S.Berishes vendimi eshte unik ne llojin e tij sa i perket garancive dhe shoqatat mjedisore sipas tij kane reguar pozitivisht kane shprehur vleresim dhe falenderim per qeverine.
Trafiku ka nisur
Akoma pa u miratuar ligji i qeverise qe lejon importin e plehrave ky import nisi. Nga funksionaret italiane te doganes ne Bari u kap nje sasi mbetjesh qe ishte nisur drejt Shqiperise me qellim riciklimi. Materiali ne fjale qe po tentohej te eksportohej ne menyre te jashteligjshme ne Shqiperi perbehej nga mbi 90 lavatrice dhe rreth 70 frigorifere e dhjetra pajisje te tjera elektroshtepiake te dala jashte perdorimit. Lajmi eshte botuar ne faqet online te gazetave italiane te cilat sqarojne se mbetjet u gjeten brenda nje kamioni te mbuluar me tende. Transportatuesi eshte arrestuar nga autoritetet e drejtesise si dhe eshte sekuestruar ngarkesa.
Kreu i Opozites
Nje dite pas miratimit te vendimit nga ana e qeverise kreu i PS-se Edi Rama e cilesoi nje vendim jotransparent dhe te rrezikshem dhe premtoi qe do ta zhbeje sapo te vije ne pushtet. Nderkohe deputeti Besnik Bare ka shfaqur friken se me ane te ketij importi te lejuar do te perfundojne ne Shqiperi mbetje toksike gje qe perben nje shqetesim real per shoqerine. Mbetjet toksike dhe te rrezikshme mund te hyjne lirshem ne vendin tone kjo fale edhe vendimit te fundit te qeverise per importin e mbetjeve e plehrave nga jashte. Shqiperia ka nje mungese kapacitetesh per monitorimin dhe vleresimin e ketyre mbetjeve nga pikepamja kimike biologjike e fizike pasi institucionet e specializuar pothuajse jane shkaterruar nga vete Berisha tha ai
Projekti Nano
Ne vitin 2004 nen drejtimin e Fatos Nanos u miratua nje marreveshje me kompanine italiane Albania beg per vendosjen e nje impianti plehrash ne Tirane dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia ne Shqiperi. Nje marreveshje qe shkaktoi shume reagime dhe protesta para kryeministrise. Marreveshja parashikonte imortimin e plehrave nga Roma per ne Sharre te Tiranes dhe mareveshja ne ate kohe u firmos nga tre ministra te qeverise shqiptare dy prej tyre i mohuan firmat me vone dhe pati dhe mbeshtetje politike nga perfaqesia diplomatike italiane ne Tirane. Debati mes qeverise dhe kundershtareve te ketij projekti zgjati disa muaj dhe si perfundim nuk u lejua. Botuesi i gazetes Shekulli organizatori kryesor i protestave u padit ne Tirane dhe Rome nga pala italiane mes replikash me tone te forta ku u perfshine ambasadori italian ne Tirane zv.prokurori Antimafia senatoret e Legambiente etj
Trafiku i plehrave nuk eshte nje fjale ne ere. shte nje pune studimore ku jane angazhuar ministri specialiste njerez me tituj shkencore dhe financime te shumta qe vijne nga burime shteterore agjenci kerkimore-shkencore apo OJF ambientaliste.
Nje studim i tille per trafikun nderajonal te mbeturinave urbane dhe te materialeve te riciklueshme apo te rrezikshme per ambientin dhe shendetin e njerezve.
Agjencia Rajonale per Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit ARPA me qender ne rajonin e Pulias ne Itali vitet e fundit eshte angazhuar ne hartimin e nje projekti qe ka per qellim aktivizimin ne nje hapesire te perbashket italo-shqiptare per pergatitjen e instrumentave njohes metodologjine dhe veprimin mbi fenomenin e plehrave edhe te lidhur me trafiqet ilegale nderkufitare te quajtur SCORIA ku drejtor i pergjithshem eshte Prof.
Giorgio Assennato ndersa pergjegjes i projektit eshte avokat Vittorio Triggiani. Sipas projektit parashikohet edhe bashkepunimi pervec organizmave te tjera shteterore mes dy vende edhe te forcave te Guardia di Finanza-s. Volumi i dyte i projektit me 345 faqe i ben nje autopsi gjendjes se plehrave ne Shqiperi.
Ne faqen 282 te projektit vjen seksioni i trajtimit te mbetjeve urbane ku behet nje vleresim i situates objektivat per vitet 2006-2020 optimizimi i ciklit te mbeturinave per zvogelimin e rrezikut ambiental dhe te shendetit.
Sipas te dhenave te publikuara ne projekt ne territorin e Shqiperise prodhohen rreth 1 milion e 232 mije tonelata mbeturina ne vit nga te cilat 722 mije tonelata jane mbeturina urbane ndersa 510 mije tonelata mbeturinash industriale. Ne studim thuhet ajo qe eshte e vertete ne Shqiperi se ndersa vijon rritja e mases se mbeturinave urbane nuk ka ende nje sistem modern te mbledhjes transportit dhe trajtimit te mbeturinave. Sipas studimit fondet e percaktuar ne buxhetin e shtetit per periudhen 2008-2010 nuk i japin pergjigje trajtimit te plehrave ne Shqiperi.
Ne fund te studimit te kryer nga italianet botohet i plote dhe i perkthyer ne italisht ligji shqiptar per plehrat. Si per koicidence jepet dekreti nr.99 i 18 shkurtit 2005 per aprovimin e katalogut Shqiptar te Plehrave qe ne fund eshte firmosur nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe ish-ministri i Mjedisit Ethem Ruka qe te dy mbrojtes te marreveshjes per importimin e plehrave nga Italia ne vitin 2004.
Plehrat e Napolit ne Shqiperi
Shqiperia hap dyert per plehrat e Napolit merr me vete edhe Sacra Corona Unita.. Keshtu e titullon nje shkrim te saj AMI Agenzia Multimediale Italiana. Agjencia raporton se Shqiperia do marre plehrat e Europes perfshi dhe ato te Napolit. Gazeta e quan nje mrekulli per Napolin.
Bashke me plehrat Shqiperia do marre edhe mafiozet e Sacra Coirona Unita shkruan kjo agjenci duke supozuar se pas mafies se plehrave qendron kjo organizate. Nje prej drejtuesve te saj u arrestua para disa kohesh ne Shqiperi. Disa gazeta raportuan per lidhje te tij me Ministren e Integrimit.Me poshte shkrimi i AMI dhe nje reagim i Ministrise se Bujqesise ne Tirane
Qeveria shqiptare e Kryeministrit Berisha e sfiduar nga gjysma e parlamentit qe nuk mblidhet hapet ndaj riciklimit te mbeturinave te vendeve fqinje. Mrekullia e San Gennaros ne salse adriatike.
Shqiperia u hap dyert mbeturinave te Europes perfshire Napolin. Sipas qeverise se Tiranes Vendi yne nuk arrin te furnizohet me lende te pare per industrine tone te riciklimit prandaj edhe jemi te detyruar te importojme mbeturina dhe ti riciklojme ne vend.
Qeveria e Tiranes parashikon hyrjen pa asnje detyrim doganor te 50 tipave te mbeturinave qe do te perfundojne sipas saj si lende e pare ne industrine shqiptare te sapolindur te riciklimit. Lajmi meriton vemendje. Kini kujdes
Nuk do te importojme lende te pare te demshme radioaktive apo te paricikliueshme - ka siguruar Ministria e Ambientit ne Tirane.
Por ja qe nderkohe ne portin e Barit eshte sekuestruar tashme nje ngarkese e pare prej 69 frigoriferesh dhe 92 lavatricesh te vjetra te drejtuara drejt brigjeve shqiptare. I gjithe malli i riciklueshem pavaresisht se permban substanca te rrezikshme.
Shqiperia nuk ka nje legjislacion dhe standard europian ne kete fushe. Ndoshta eshte kjo arsyeja se pse vendet e pasura kane ndermend te sjellin tek ne mbeturinat e tyre - thone ambjentalistet shqiptare.
Me sa duket pas vendeve afrikane edhe Shqiperise i bie fati te behet kazan mbeturinash i vendeve te pasura.
Shqiperia eshte njeri nga vendet me te ndotura te Europes.
Dhe kjo eshte vetem maja e ajsbergut e nje problemi qe prek Shqiperine nga me shume se 20 vjet. Mbeturinat mblidhen pa kriter ne periferite dhe menaxhimi i tyre ne brendesi te qyteteve eshte shume i keq.
Ne baze te statistikave te Organizmave Ambientaliste Nderkombetare ky problem e ben Shqiperine nje nga vendet me te ndotura te Europes. Perfaqesuesi i nje shoqate kombetare te kesaj fushe ka deklaruar per mediat shqiptare se ne Shqiperi nuk ekzistojne as strukturat e nevojshme dhe as infrastrukturat per te klasifikuar mbeturinat per riciklim.
Kjo eshte nje levizje politike qe do te sjelle perfitime ekonomike vetem per nje grup te ngushte personash qe do te merren me riciklimin - thote ai. Dhe pa dyshim nga kjo do te perfitojne vendet qe po kalojne emergjenca ne kete sektor sic eshte Italia.
Ne fakt nuk eshte rastesi qe Shqiperia u hap dyert mbeturinave europiane pikerisht tani. Ne nje nga takimet e tij te koheve te fundit kryeministri shqiptar ka folur per kete ceshtje me homologun italian Silvio Berluskoni.
eshtja ambientaliste
Duket se qeveria shqiptare aktuale nuk e ka shume per zemer ceshtjen e ambientit. Te shumta jane projektet me rrezik te larte per ambientin furnizimi me rere shqiptare per brigjet e Leces projekt per ndertimin e nje impianti heliocentrik ne parkun kombetar te Karaburunit - energjia e te cilit do ti shkonte e gjitha Italise - projektet per centrale te ndryshme hidroenergjetike dhe te nje centrali me karbon ne ndertim ne afersi te Durresit si dhe ambiciet nukleare italo-shqiptare qe do ta benin Shqiperine nje superfuqi te vogel energjetike sipas Berishes se tyre.
Impiantet e reja te riciklimit
Por historia e mbeturinave te importuara nuk eshte e re ne Shqiperi. Qe ne vitet 90 nje ish-funksionar ka deklaruar se ishte ne dijeni te sasive te ndryshme te mallrave ushqimore te skaduara dhe te duhanit qe importoheshin dhe groposeshin ne territorin shqiptar.
Aktualisht ne Shqiperi industria e riciklimit eshte nje risi e viteve te fundit por disa shoqeri tashme jane pajisur me lejet perkatese per te ndertuar impiante riciklimi me pjesemarrjen e bashkepunetoreve dhe familjareve te ish-ministrit te Energjetikes si aksionere te nje shoqerie italiane qe duhet te ndertoje nje impiant perpunimi te mbeturinave per te prodhuar sipas tyre energji elektrike.
Mblidhen mbeturinat ne periferi
Ne Shqiperi riciklimi i mbeturinave mbetet sporadik dhe shpeshhere mbledhja e tyre behet ne periferite e qyteteve ku popullsia rome dhe te varfrit zhyten ne kuptimin e mirefillte te fjales per te nxjerre qe andej materialet e pakta qe mund te riciklohen sic jane kenacet dhe objektet metalike.
Ata qe nxoren ne drite emergjencen e mbeturinave shqiptare ishin fqinjet kroate. Nje sasi mbeturinash te llojeve te ndryshme me etiketa shqiptare ka mberritur ne brigjet e tyre.
Nje Shqiperi lajmi nuk ka habitur asnje njeri nderkohe qe mediat kane shfaqur ne ekranet kombetare gjendjen e lumenjve dhe qe liqeneve te perdorura gjeresisht si grumbullues per mbeturina urbane por edhe per ato organike dhe toksike spitalore.
Reagimi nga qeveria shqiptare
Shekulli ka kerkuar dje nje prononcim zyrtar lidhur me ceshtjet qe jane rrahur keto dite ne opinionin publik dhe qe rishfaqen ne artikuj te diteve te fundit edhe ne median italiane. Ne emer te qeverise ka ardhur nje reagim nga Ministria e Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit te cilen po e botojme me poshte te plote.
Te ben pershtypje qe perdoren te njejtat terma qe perdoreshin ne vitin 2004 nga ish-kryeministri Nano dhe ish-ambasadori italian nje mbrojtes i flakte i marreveshjes Nano-Beketi.
Asokohe z. Nano dhe perfaqesuesi i qeverise italiane ne Tirane i quajten Shekullin dhe gjithe kundershtaret e tjere te shumte te projektit per import plehrash perfshire ish-opoziten e Berishes si perfaqesues te mafies nderkombetare dhe ekomafies. E njejta gjuhe perdoret nga qeveria e sotme dikur opozite kundershtuese e flakte e importit te plehrave. Ja teksti i reagimit qe ka mberritur me e-mail ne redaksine e Shekullit
...Ne emer te Ministrit te Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit Z Genc Ruli dua tju sqaroj se nuk ekziston ndonje ceshtje plehrash apo import plehrash. Gjithcka eshte nje sajese nga ana e opozites dhe mafia nderkombetare.
Legjislacioni i miratuar se fundmi i keqinteprteuar me qellim vetem disiplinon ne menyre strikte importin ose jo te mbetjeve urbane. Lajme te tilla si ky qe ju sot citoni fatkeqesisht nxiten dhe serviren nga zera te brendshem qe i sherbejne mafies se organizuar qe merret me industrine e paligjshme te plehrave ne vendet rrotull.
Prandaj lajme te tilla i vijne per shtat gjuhes dhe taktikave qe ndjek kjo mafie. Se fundi zoti Ruli ne asnje nga funksionet e tij qeveritare qofte ne krye te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes qofte ne krye te asaj te Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit nuk ka pasur te drejte ligjore per te licencuar aktivitete te ricklimit apo te perpunimit te plehrave...