Doda: Drejtësia u bë palë me krimin e bllokmenëve

Sipas Mesila Dodës, drejtësia shqiptare u bë palë me krimin si asnjëherë tjetër.
“Gjatë ditëve të kaluara patëm rastin të shihnim reagimin e pashembullt të drejtësisë shqiptare, e cila si asnjëherë tjetër u bë palë politike me krimin e rrugës së brezit të ri të bllokmenëve të vjetër”, tha Doda. Ajo shtoi se për opinionin publik, djemtë e deputetes Dade janë të njohur pasi janë të përfshirë në krime.
“Partia demokratike ka denoncuar rekordet e tyre mafioze dhe me parë, në lidhjet me bandën e Hakmarrjes për Drejtësi, ka denoncuar rastin e plagosjes se mëparshme të një shtetasi dhe përgjakjes së fundit në mes të bllokut, pranë strehës së vjetër te familjes se tyre politike”, vijoi ajo.
“Me sa duket te gjitha kambanat e alarmit qe bien për personat e veshur me pushtet po bien në vesh të shurdhër. Banditizmi i brezit të ri te bllokmenëve të vjetër, tashme është një fakt përpara syve të gjithë qytetarëve shqiptare. Mbrojtja publike e banditizmit nga pushteti politik i prindërve është tregues i aleancës që individë të drejtësisë shqiptare nuk kanë shtrënguar me krimin politik”, tha deputetja e PD-së.
Sipas saj, “Partia demokratike kërkon reagimin e menjëhershëm të instancave përkatëse për të vënë në vend drejtësinë dhe për të treguar para shqiptarëve, se çdo individ është i barabartë përpara ligjit”./S.Ll/Start/
2011-01-10 17:18
[