Felaj: Ja faktet korruptive të Rulit

Me anë të një deklarate, deputetja Ermonela Felaj, zbuloi para medieve ato që ajo i quan si akte korruptive të ministrit Ruli me dhënien e koncesionit për hidrocentralin e Bënçë-Progonat.
Ajo përmendi dy garat e zhvilluara, ku kompanitë janë skualifikuar nga gara duke favorizuar kompani të tjera. “Shoqëria italiane Radici Energie spa i ka kërkuar paraprakisht METE sqarim lidhur me kushtet hidroteknike që parashikoheshin në dokumentet standarde të procedurës konkurruese për këtë koncesion dhe konkretisht shoqëria ka kërkuar sqarim nëse kishte kufizime në numrin e objekteve dhe nënobjekteve hidroenergjetike që mund të vendoseshin mbi aksin e lumit Bënçë. Por respektimi i kësaj direktive të përpiluar nga vetë METE, rezultoi fatal për kompaninë në fjalë, sepse pikërisht respektimi i kësaj direktive shërbeu si sebep për skualifikimin nga gara të kësaj shoqërie”, theksoi Felaj.
Ajo shtoi se kompania në fjalë zbatoi sqarimin e dhënë nga METE, ishte kjo e fundit që e skualifikoi edhe pse plotësoi kushtet. “Ndërkohë që në përputhje të plotë me ligjin shoqëria e skualifikuar Radici Energie spa i drejtohet Avokatit të Prokurimeve dhe Agjencisë së Prokurimeve për të apeluar vendimin e ministrisë së Genc Rulit. Po çfarë ndodh? Ndodh që një garë tjetër shfaqet në horizont, pra ndodh çudia e radhës. Hapet një garë e re për këtë koncesion për të favorizuar një tjetër kompani e cila, me ç’tregojnë dokumentet, gëzonte mbështetje të fuqishme në ministrinë e Genc Rulit”, përfundoi deputetja e opozitës. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-10 17:38
[