Klosi: Kriza po thellohet, opozita do të qëndrojë

Deputeti Blendi Klosi, ka deklaruar se djegia e fletëve të votimit janë përpjekje për të fshehur të vërtetën e zgjedhjeve.
“Vetëm një kryeministër në delir, pa lidhje me realitetin mund të besojë se duke djegur forcërisht fletët e votimit dhe duke u përpjekur në shkelje të plotë të ligjit të varrosë listat e zgjedhësve për 25 vjet do të arrijë të mbyllë krizën. Këto veprime jo vetëm që do të çojnë në një përshkallëzim të krizës dhe aksionit opozitar por edhe rëndojnë shumë pozitën ligjore të Sali Berishës dhe të ushtarëve të pushtetit të tij”, theksoi ai
Më tej, deputeti Klosi ka dhënë disa arsye se pse kryeministri duhet të largohet, duke nënvizuar se ai është kthyer sot në një kosto të papërballueshme për shqiptarët dhe për demokracinë shqiptare. “Sali Berisha duhet të largohet sepse sot ai është kthyer në strumbullarin e një korrupsioni të shndërruar në sistem, në krye të të cilit qëndron vetë ai dhe familja e tij politike e biologjike. Sali Berisha duhet të largohet sepse ndërkohë që ai dhe të tijtë pasurohen duke vjedhur e grabitur, qytetarët shqiptarë vuajnë varfërinë e rritjen e çmimeve, duke filluar që nga çmimi i bukës, ilaçet , ushqimet, frutat, zarzavatet, mielli, vaji e çdo mall e shërbim që mund të imagjinohet”, ka theksuar ai. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-10 17:01
[