E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, e 67-ta në botë për nga lumturia

Sipas agjencisë “Gallup”, pesë shtetet më të lumtura në botë janë Danimarka, Suedia, Kanadaja, Australia dhe Finlanda.
 

“Banorët e shteteve skandinave me të vërtetë jetojnë mirë. Njëra nga teoritë se pse kjo ndodh është se kërkesat e tyre bazë janë të përmbushura në mënyrën më të mirë se sa në shtetet e tjera”, ka thënë Jim Harter nga “Gallup”, i cili ka qenë udhëheqës i këtij studimi.
Këta studiues, për të caktuar shkallën e lumturisë kanë anketuar me mijëra persona, duke studiuar për dy lloje të lumturisë, kënaqësinë e përgjithshme me jetën dhe kënaqësia në bazë ditore. Ata kanë konstatuar një zbulim të pritur: paratë luajnë rolin kryesor në kënaqësinë e banorëve të të gjithë shteteve.
 

Sipas kësaj renditjeje, banorët e Kosovës janë në vendin e 64-të, tre vende më lartë se në Shqipëri që jane në vendin e 67-të.

Sa i përket shteteve te tjera të Ballkanit, banorët e Sllovenisë renditen në vendin e 38-të, Mali të Zi në vendin e 56-të, Kroacisë në vendin e 59-të, Rumunia në vendin e 76-të, Hungaria në vendin 85-të, Serbia në vendin e 96-të, Bosnja në vendin e 99-të, Maqedonia në vendin e 100-të dhe Bullgaria në vendin e 106-të.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›