Shtohen autobusët e rinj për kryeqytetasit
Tiranës i janë shtuar gjatë ditës së sotme edhe 13 autobusë të rinj, të cilët do të përshkrojnë linjën qendër-Tufinë dhe qendër-Laprakë. Kreu i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, i pranishëm gjatë prezantimit të autobusëve të rinj, ka thënë se kjo është në vazhdën e projektit të bashkisë për transformimin rrënjësor të transportit publik në Tiranë.
Në fjalën e tij, Rama ka thënë se Tirana po mbulohet me transport urban cilësor. Plani ynë i transportit do të vazhdojë edhe me tramvajin, i cili është komponent i planit tonë strategjik.
Ndërkohë, duke folur për zgjedhjet e 8 majit, Rama u shpreh se këto zgjedhje do të çlirojnë më në fund Këshillin Bashkiak, i cili është bllokuar nga PD-ja dhe LSI-ja.