Nata e katërt e grevës së urisë. Përkeqësohet gjendja e grevistëve
Nata e katërt e grevës së urisë ka kaluar e qete, por ka shënuar përkeqësim të gjendjes shëndetësore për 22 deputetët socialistë dhe 180 mbështetësit e tyre. Pas daljes dje të deputetes së Qarkut të Durrësit Klodiana Spahiut, e cila është dërguar me urgjencë në Spital Ushtarak, situata është rënduar kryesisht për ata grevistë që vuajnë nga sëmundjet kronike.
Ndërkohë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku janë vendosur çadrat e grevës së urisë, është vënë re një prani më e vogël policësh. Kordoni i policisë mes Kryeministrisë dhe çadrave ku janë vendosur deputetët grevistë nuk është më.
Një ditë më parë policia i sugjeroi Partisë Socialiste të ndryshojë vendin e zhvillimit të grevës së urisë për të zhbllokuar qarkullimin në Bulevardi. Për këtë Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i nisi një kërkesë të dytë liderit socialist Edi Rama.