E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e deputetes greviste Spahiu, Rama akuzon Berishën

I janë rikthyer bulevardit “Dëshmorët e Kombit” mbështetësit e Partisë Socialiste në protestën e radhës për transparencën zgjedhore. Në fjalën e rradhës kreu i tyre Rama ka akuzuar pikërisht kryeministrin Berisha për gjendjen e deputetës së tij Klodiana Spahiut, duke ironizur dhe vizitën e kryeparlamentares Topalli në spital.

“Doli vetë ai që rrezikoi jetën e Klodit për të uruar në avancë shërim të shpejtë atyre që do sëmurë njësoj si Klodi. I siguroi të gjithë se do ta garantojë protestën, por është merak për trafikun. Vogëlushëve të Klodit u coi në spital Jozefinën për të qarë ditën, atë që Saliu desh të vriste natën” tha Rama.

Klodiana Spahiu, deputetja socialiste e Durresit,u shoqërua ne spitalin ushtarak, rreth ores 03:10 te mëngjesit te se henes, pasi shfaqi shqetesime ne stomak. Gjatë paradites në urgjencën e spitalit , përvec kreytarit rama, atë e viztoi dhe kryeparlamentarja topalli.Ndërkohë gjatë protestës së mbrëmjes kreu I selisë rozë reagoi dhe për deklaratën e kryeministrit për grevën e partisë së tij.

“Tregoja popullit vendimin e gjykatës zoti kryeministër, që po, mandatin tënd e ke me vendim gjykate dhe mbaje se nuk ta kërkon kush ta dorëzosh në tavolinë, ndërsa vendim gjykate që ndalon hapjen e kutive për transparencën e plotë të zgjedhjeve nuk ke sepse nuk ka” tha Rama.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›