E Martë, 3 Nëntor 2026

Projekti rajonal “Porta e Alpeve”, infrastruktura e Plazhit të Velipojës në fokus të Bashkisë së Shkodrës

Bashkia e Shkodrës bëri të ditur se po punon për projektin rajonal “Porta e Alpeve”. 

Ai synon përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin ekonomik të zonave turistike.

Në fokus është vendosur edhe Plazhi i Velipojës, një nga pikat kryesore turistike të qytetit.

Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri, tha se “Plazhi i Velipojës është një thesar i pasur natyror dhe kulturo-historik, dhe me këtë plan synojmë të krijojmë një infrastrukturë të përshtatshme që do të mundësojë një turizëm dhe shfrytëzim të territorit të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit”.

“Diskutimet dhe rekomandimet nga grupet e interesit janë çelës për hartimin e këtij plani strategjik. Me një angazhim të përbashkët, pritet që Planin e 1-rë të Lëvizshmërisë Urbane të fillojë të zbatohet brenda 6 muajve”, tha Bejleri.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›