Projektligje dhe vendime të miratuara në Këshillin e Ministrave

V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KUFIRIT MINIMAL TË REGJISTRIMIT PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR (TVSH)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 3, të ligjit nr.7928, datë 27.4.1995, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) të jetë 5 000 00 (pesë milionë) lekë, për vit kalendarik.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E ZHVILLIMIT TË PROCEDURAVE TË DISA PROKURIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, dhe të pikës 3, të vendimit nr.787, datë 22.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për një përdorim me efektivitet të fondeve për investime”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike,Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve, që, brenda datës 15 dhjetor 2009, të realizojë procedurat e prokurimit, për objektet e përcaktuara në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi (katër objekte). Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontratave përkatëse.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE ME AUTORITETET E HUAJA NË ÇËSHTJET PENALE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTOJCËS “B”, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR PROGRAMIN 5-VJEÇAR TË ZHVILLIMIT, PËR PROJEKTIN “REHABILITIMI I AKSIT RRUGOR KONISPOL-SARANDË, NË KORRIDORIN VERI-JUG, RRUGA KRANJË-KONISPOL, RRUGËT E UNAZËS DHE LIDHJET ME FSHATRAT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshje ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të shtojcës “B”, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për programin 5-vjeçar të zhvillimit, për projektin “Rehabilitimi i aksit rrugor Konispol-Sarandë, në korridorin Veri-Jug, rruga Kranjë-Konispol, rrugët e unazës dhe lidhjet me fshatrat”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTOJCËS “B”, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR PROGRAMIN 5-VJEÇAR TË ZHVILLIMIT, PËR PROJEKTIN “REHABILITIMI I AKSIT RRUGOR SOPIK-POLIÇAN-SUHË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshje ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të shtojcës “B”, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për programin 5-vjeçar të zhvillimit, për projektin “Rehabilitimi i aksit rrugor Sopik-Poliçan-Suhë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË SHTOJCËS “B”, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR PROGRAMIN 5-VJEÇAR TË ZHVILLIMIT, PËR PROJEKTIN “REHABILITIMI DHE NDËRTIMI I KALASË SË GJIROKASTRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshje ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të shtojcës “B”, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për programin 5-vjeçar të zhvillimit, për projektin “Rehabilitimi dhe ndërtimi i Kalasë së Gjirokastrës”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E LICENCËS PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT, PARAUNIVERSITAR, SHKOLLË 9-VJEÇARE, E CIKLIT TË LARTË, “HAFIZ ABDULLAH ZËMBLAKU”, QË NË PROGRAMIN MËSIMOR DO TË ZHVILLOJË EDHE LËNDË FETARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 44, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e licencës për hapjen e institucionit arsimor privat, parauniversitar, shkollë 9-vjeçare, e ciklit të lartë, “Hafiz Abdullah Zëmblaku”, në qytetin e Korçës, që në programin mësimor do të zhvillojë edhe lëndë fetare.
2. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të ndjekur zbatimin e dispozitave, ligjore e nënligjore, për arsimimin, edukimin dhe formimin në këtë institucion.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË FAKULTETIN E GJUHËVE TË HUAJA DHE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, SI DHE PËR PËRCAKTIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT DHE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT PËR KËTO PROGRAME STUDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.1, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, si më poshtë vijon:
a) Doktoratë në “Shkenca gjuhësore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr), në Shkenca Gjuhësore”;
b) Doktoratë në “Letërsi botërore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Letërsi Botërore”.
2. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, si më poshtë vijon:
a) Doktoratë në “Fizikë”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr), në Fizikë”;
b) Doktoratë në “Analiza kimike e lëndës dhe mjedisit”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Analiza Kimike të Lëndës dhe Mjedisit”.
c) Doktoratë në “Elektrokimi e zbatuar dhe dukuritë sipërfaqësore”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr), në Elektrokimi të Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore”.
ç) Doktoratë në “Teknologjia dhe mikrobiologjia e ushqimeve & vlerësimi i sigurisë dhe cilësisë”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Teknologjia dhe Mikrobiologjia e Ushqimeve & Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësisë”.
d) Doktoratë në “Proceset e trajtimit kimik të lëndëve të para natyrore dhe të mbeturinave industriale e urbane”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore dhe të Mbeturinave Industriale e Urbane”.
dh) Doktoratë në “Biologji Molekulare”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Biologji Molekulare”.
e) Doktoratë në “Biologji e Ruajtjes”, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Biologji e Ruajtjes”.
ë) Doktoratë në Bioteknologji Bimore, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr) në Bioteknologji Bimore”.
3. Kohëzgjatja e programeve të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara.
4. Kuota e pranimit në këto programe studimi, për vitin 2009, është 137 dhe ndahet sipas fakulteteve dhe programeve të studimit, si më poshtë vijon:
A. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:
a) Doktoratë në “Shkenca gjuhësore”, 25 kuota;
b) Doktoratë në “Letërsi botërore”, 40 kuota.
B. Fakulteti i Shkencave Natyrore:
a) Doktoratë në “Fizikë” 10 kuota;
b) Doktoratë në “Analiza kimike
e lëndës dhe mjedisit”, 10 kuota;
c) Doktoratë në “Elektrokimi e zbatuar dhe
dukuritë sipërfaqësore”, 10 kuota;
ç) Doktoratë në “Teknologji dhe mikrobiologjia
e ushqimeve & vlerësimi i sigurisë dhe
cilësisë”, 6 kuota;
d) Doktoratë në “Proceset e trajtimit kimik të
lëndëve të para natyrore dhe të
mbeturinave industriale e urbane”, 10 kuota;
dh) Doktoratë në “Biologji molekulare”, 10 kuota;
e) Doktoratë në “Biologji e ruajtjes”, 10 kuota;
ë) Doktoratë në “Bioteknologji bimore”, 6 kuota.
5. Për çdo program studimi, 10 % (dhjetë për qind) e kuotave të mësipërme, caktohet për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse zyrtare të këtyre trojeve.
6. Tarifa e shkollimit është 200 000 (dyqind mijë) lekë dhe likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga fakulteti përkatës.
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i Universitetit të Tiranës.
8. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË KIMI DHE KIMI INDUSTRIALE E MJEDISORE, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE NATYRORE, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.4, e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
9. Hapjen, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, të Universitetit të Tiranës, të programeve të studimeve, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në:
a) “Kimi”, me profil “Elektrokimia e korrozionit dhe dukuritë sipërfaqësore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, MND, në kimi, me drejtim “Eelektrokimia e korrozionit dhe dukuritë sipërfaqësore”;
b) “Kimi industriale e mjedisore”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë”, MND, në kimi industriale e mjedisore.
10. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale është një vit.
11. Këto programe studimi ta fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i Universitetit të Tiranës.
13. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT DHE TË TARIFAVE TË SHKOLLIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.829, DATË 29.7.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMEVE “MASTER I NIVELIT TË DYTË”, NË FAKULTETIN E MUZIKËS, TË AKADEMISË SË ARTEVE, DHE MIRATIMIN E KUOTAVE DHE TË TARIFAVE PËR KËTO PROGRAME”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kuota e pranimit në programet e studimeve “Master i nivelit të dytë” (MND), për vitin akademik 2009-2010, është 1 615, dhe ndahet, si më poshtë vijon:
a) 1 565 kuota për kandidatët shqiptarë, nga të cilat 10% në kuotën e çdo programi studimi janë për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë;
b) 50 kuota për studentët e huaj.
2. Kuotat e pranimit, të përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen në institucionet publike të arsimit të lartë dhe programet përkatëse të studimit, sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Kuotat për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse zyrtare të këtyre trojeve.
4. Kuotat e pranimit të shtetasve të huaj, në programet e studimit MND, në institucionet publike të arsimit të lartë, të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të marrëveshjeve me vendet përkatëse dhe të kërkesave të vetë kandidatëve.
5. Tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në MND, në vitin akademik 2009-2010, është 100 000 (një qind mijë) lekë.
6. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, që likuidohet në këste të caktuara nga fakulteti përkatës.
7. Studentët nga Republika e Shqipërisë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin pararendës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.
8. Në pikën 3, të vendimit nr.829, datë 29.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për hapjen e programeve të studimeve “Master i nivelit të dytë”, në Fakultetin e Muzikës, të Akademisë së Arteve, dhe miratimin e kuotave dhe tarifave për këto programe”, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
`
“Kuota e pranimit në programin e studimeve “Master i nivelit të dytë”, në “Interpretim”, është 40. Dy kuota prej tyre caktohen për kandidatët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.”.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet përkatëse publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE, TË KRYEJË PROCEDURËN E PROKURIMIT, ME OBJEKT “BLERJEN DHE INSTALIMIN E 26 KABINAVE TË KONTROLLIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 9, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të kryejë, brenda datës 30 nëntor 2009, procedurën e prokurimit, me objekt “Blerjen dhe instalimin e të 26 kabinave të kontrollit”. Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontratës përkatëse.
2. Fondi limit, prej 18 120 000 (tetëmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzet mijë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në datën 20 tetor 2009, të 2 (dy) autokolonave ushtarake sllovene, të përbëra, si më poshtë vijon:
- Autokolona e parë nga 2 (dy) automjete dhe 5 (pesë) trupa.
- Autokolona e dytë nga 3 (tri) automjete dhe 7 (shtatë) trupa.
2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në datën 28 tetor 2009, të 2 (dy) autokolonave ushtarake sllovene të përbëra, si më poshtë vijon:
- Autokolona e parë nga 4 (katër) automjete dhe 15 (pesëmbëdhjetë) trupa.
- Autokolona e dytë nga 2 (dy) automjete dhe 6 (gjashtë) trupa.
3. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat e para, të përmendura në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, që do të hyjnë, përkatësisht, në datat 20 e 28 tetor 2009, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes Porti i Durrësit.
4. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat e dyta, të përmendura në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, që do të hyjnë, përkatësisht, në datat 20 e 28 tetor 2009, është Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.
5. Autokolonat ushtarake sllovene, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatos