Presidenti Topi uron Presidentin e Maqedonisë, Ivanov për nëshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të kufijve me Kosovën.

21 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, me anë të të cilit përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes së përcaktimit të vijës kufitare me Republikën e Kosovës.
“I nderuar zoti President,
Dëshiroj që të përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes për përcaktimin e vijës kufitare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës!
Shpreh bindjen se këto akte të rëndësishme politiko-juridike ndihmojnë pozitivisht frymën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, dhe të konsolidimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në ndihmë të proceseve gjithëpërfshirëse integruese, për të cilat vendet tona janë angazhuar.
Duke shprehur edhe një herë angazhimin e vendit tim për mbështetjen e nismave rajonale integruese, ju lutem pranoni, i nderuar zoti President, shprehjen e konsideratë sime më të lartë!” – thuhet në mesazhin urues të Presidentit Topi.