Ndërhyrje urgjente në lumin e Tiranës
21/11/2011 Para zgjatjes së bulevardit duhet ndërhyrë në rehabilitimin e lumit që është në gjendje katastrofike
Plani Urbanistik. Projekti për tramvajin kërkon kohë dhe energji pa ndërprerje, pikat ku do kalojë
Rehabilitimi i lumit të Tiranës klasifikohet si një ndër fazat emergjente të ndërhyrjes që do të realizohet para nisjes së punës për zgjatimin e bulevardit aktual, sikundër përcaktohet në planin e ri urbanistik të kryeqytetit. Grupi i punës për hartimin e këtij plani urbanistik (që parashikohet të jetë gati në maj të vitit të ardhshëm) ka specifikuar edhe dy fazat në të cilat kërkohet një ndërhyrje emergjente, pasi situata rezulton të jetë problematike. Konkretisht bëhet fjalë për sistemimin e lumit të Tiranës, lum i cili po përballet me një situatë tepër të rënduar. Më pas do të ndërhyhet për sigurimin e infrastrukturës së nevojshme për ngritjen e linjës së tramit për përmirësimin e trafikut. Përfaqësuesi i komisionit për hartimin e planit urbanistik pranë këshillit bashkiak, Besnik Aliaj, ka bërë me dije se duhet bërë pastrimi i lumit përpara zgjatimit të bulevardit "Dëshmorët e Kombit”, i cili do të shkojë deri te stacioni i trenit e në vazhdimësi sipas përcaktimeve të bëra. “Lumi i Tiranës do të jetë emergjent. Ndërhyn në një nga zonat me impakt negativ mjedisor ndër më katrastfofikët në qytet, pasi njerëzit në të shumtën e rasteve kanë depozituar mbetjet, kanë derdhur ujërat e zeza ose kanë hedhur dhera duke e përdorur për shfrytëzim”, - ka deklaruar Aliaj. Kjo sipas tij ka sjellë degradimin e këtij lumi. Pak kohë më parë edhe kryebashkiaku ka deklaruar se janë përcaktuar detajet për rehabilitimin e lumit të Tiranës nga Ura e Brarit tek ura e Kamzës për ndërtimin e arteries, që pastaj do ta lidhë këtë vepër të madhe të infrastrukturës me rezervuarin e Paskuqanit, për të ndërtuar atje një park të ri. Sa i takon nisjes së punimeve për linjën e tramvajit, parashikohet të jetë një punë tepër voluminoze, që kërkon kohë dhe infrastrukturë për t’u zbatuar. Për këtë Aliaj shton: “Administrata është duke punuar për të zhvilluar dhe testuar konceptimin e transportit me shina ose tramvaj në hapësirën midis linjës më të dendur, siç është qendra e Tiranës deri në kombinat dhe anasjelltas. Por do të jetë një operacion i vështirë, pasi bëhet për herë të parë në Shqipëri, operacion delikat që ka të bëjë me kulturën e punës dhe jetës në vendin tonë si dhe sigurimin e energjisë elektrike në 24 orë apo dhe shmangien e aksidenteve etj.” Pas sistemimit të këtyre dy fazave me emergjente puna do të vijojë në zgjatjen e bulevardit. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak rreth dy javë më parë këshilli bashkiak i kryeqytetit ka miratuar edhe vendimin që i hap udhë procesit të hartimit të projekteve konkrete të ndërhyrjes që do të zhvillohen në kryeqytet.
Ndërhyrjet
Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak i është hapur udhë nisjes së punës për hartimin e planit të ri urbanistik, ku ekspertët kanë nisur të përcaktojnë ndërhyrjet e reja që do të zbatohen në kryeqytet për përmirësimin e infrastrukturës. Ky plan do të përmbledhë në mënyrë të detajuar punimet që do të zhvillohen për zgjerimin e bulevardit kryesor të kryeqytetit, por para se të bëhet kjo gjë do të veprohet me sistemimin e lumit të Tiranës, më pas do të vijohet me ndërtimin e tramvajit dhe unazës së madhe.
Njëkohësisht ekspertët e Bashkisë kanë dërguar për financim dhe po punojnë edhe me Ministrinë e Transporteve planet për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Elbasanit dhe kthimin e saj në parametra më të mirë për trafikun hyrës dhe dalës nga lindja e qytetit tonë. Për zbatimin e tyre kanë nisur edhe negociatat me bankat evropiane, që do të ndihmojnë me sigurimin e fondeve që nevojiten. Nga ana tjetër, po detajohen edhe termat e referencës për të ndërtuar terminalin e ri të autobusëve e më pas atë të tramit.
Sa i takon zgjidhjes së problemit të rënduar të trafikut, që për vite me radhë është bërë gangrenë për qarkullimin e lirë në kryeqytet, ekspertët kanë deklaruar se tashmë janë detajuar edhe termat e referencës për tramvajin e Tiranës. Tramvaji do të realizohet në dy drejtimet kryesore: Kinostudio–Kombinat dhe drejtimin Veri–Jug, ku do të përfshihet edhe arteria që tashmë do të projektohet nga hekurudhë në rrugë për tramin nga stacioni aktual i trenit te stacioni i ri në dalje të Tiranës në zonën e Laprakës.