Matura 2012 shtohen kuotat per maturantet qe duan te vazhdojne universitetin

Nga 25 mije studente te rinj pritet te shtohen kuotat deri ne 28 mije
Ne buxhetin e vitit 2012 eshte parashikuar qe te kete nje shtim te kuotave per ne universitet me 5 por zyrtare te Ministrise se Arsimit kane planifikuar qe te kete nje rritje me te madhe se parashikimi i buxhetit. Vitet e fundit qeveria ka hedhur idene qe sa me shume maturante te vazhdojne studimet e larta dhe kjo politike e ndjekur duket se do te vazhdoje me synimin per te rritur sa me shume numrin e studenteve pavaresisht rrezikut per te mos gjetur treg pune. Kete vit akademik ne total ne te gjithe sistemin e arsimit te larte publik u pranuan 52 mije studente ne te tri ciklet e studimit. Kjo shifer vitin tjeter pritet te kete nje rritje te konsiderueshme me shume se 5 qe eshte parashikuar. Jo vetem kuotat e pranimit per ne universitet por do te kete nje shtim per te gjitha programet e studimit Part-Time Master Profesional Master Shkencor dhe Doktorature.
Shtim kuotash
Deri tani numri i kuotave per te gjithe maturantet qe kishin te drejten per te hyre ne universitet ka qene 25 mije. Kjo shifer pritet te kete nje rritje deri ne 28 mije studente te rinj. Te gjitha keto kuota nuk do te shperndahen vetem ne disa dege te caktuara por do te kete nje shtim kuotash per te gjitha deget. Pra nese ne nje dege te caktuar sic mund te jete Gjuhe-Letersia ka pasur deri tani 100 kuota per te hyre ne universitet tashme do te kete rritje me 7-8 studente te rinj qe do te thote se numri ne total i kuotave do te shkoje deri ne 108 kandidate. E njejta gje do te ndodhe dhe me deget e tjera per te gjitha universitetet si ne Tirane po ashtu dhe ne rrethe. Gjithashtu eshte parashikuar rritje dhe ne programet e tjera te studimeve por jo ne kuota te larta sic do te rriten per Maturen Shteterore. Doktoraturat pervecse do te kene shtim kotash do te kene dhe programe te reja studimi. Po keshtu edhe programi i studimit Part-Time do te kete nje rritje te kuotave prej 2-3 kandidatesh per secilen dege.
Cfare parashikon buxheti
Buxheti qe prezantoi ministri i Arsimit pak dite me pare ka parashikuar se do te kete nje shtim kuotash deri ne 5 por duke pare kerkesat e shumta per te vazhduar studimet ne universitet perqindja e pranimeve do te rritet. Gjithashtu buxheti i vitit 2012 parashikon qe do te rritet aksesi te femijet 5-vjecare me 8 ne klasat pergatitore me 2700 femije me shume. Modernizimi i arsimit parashkollor do te kryhet permes trajnimit te mesuesve 15-20 ne vit rikonstruksionit dhe ndertimit 150-200 klasa ne vit te kopshteve dhe pajisjes me baze materiale didaktike. Rritja e metejshme e cilesise se mesimdhenies me qellim qe deri ne vitin 2020 te arrihen standardet e vendeve te BE-se. Rritja dhe zgjerimi i kerkimit shkencor ne Shqiperi bazuar ne treguesit e OECD-se ku pjesa e shpenzimeve publike ne vitin 2011 te arrije 035 te GDP e perllogaritur per universitetet publike e private ministrite e linjes institucione te tjera kerkimore shteterore Akademia e Shkencave si dhe biznese.