E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi zemërohet, por se mohon dhuratën e Gedafit

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, iu kundërvu ashpër një gazetareje në emision të drejtpërdrejtë televiziv, pasi ajo pyeti mbi dyshimet që Sarkozi ka marrë rreth 50 milionë euro nga Kolonel Muamar Gedafi për fushatën e tij të mëparshme elektorale. Presidenti francez akuzoi gazetaren Laurent Ferrari se po sillej si zëdhënëse e djalit të Gedafit, pasi ajo pyeti mbi vërtetësinë e deklaratave mbi fondin, në emisionin pyetje-përgjigje. Është groteske dhe më vjen keq që po pyetem në një kanal të rëndësishëm si TF1, mbi deklaratat që ka bërë Gedafi apo djemtë e tij, tha Sarkozi. Por ai nuk përmendi fare një dokument të rrjedhur nga sekretet qeveritare, i cili sugjeron se fushata e tij e 2007-s u financua nga diktatori libian. Nëse ai ka financuar fushatën time, atëherë unë nuk i paskam qenë shumë mirënjohës, tha Sarkozi, dikur një aleat i ngushtë i Gedafit, deri kur nisi avionët ushtarakë francezë që të bombardonin Tripolin. Një vit më parë, djali i Gedafit, Saif Al-Islam, e quajti Sarkozinë një kloun dhe tha se ai duhet të kthejë paratë që ka marrë nga populli libian. Dje, për herë të parë Sarkozi pati përparësi në sondazhe, por ato sugjeruan se ai do të humbasë në fazën e dytë të balotazhit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›